Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maskaradë me tender për rrugën e Shipolit/Bujar Shabani ‘tërhiqet’, i mundësohet djalit fitimi i tenderit 100 mijë euro mbi ofertën më të lirë (Dokument)

10/09/2023 - 15:29
në HULUMTIME
A A
Maskaradë me tender për rrugën e Shipolit/Bujar Shabani ‘tërhiqet’, i mundësohet djalit fitimi i tenderit 100 mijë euro mbi ofertën më të lirë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Komuna e Mitrovicës ka shpallur fitues të tenderit për ndërtimin e rrugës në Shipol grupin e operatoëve ekonomik “Kosova Asfalt Sh.P.K., El Bau Sh.P.K., Avag Group Sh.P.K. dhe Alfa.i”.

Oferta e këtij grupi të operatorëve ekonomik që fituan tenderin është 777,508 euro, e që është 77,508 mbi çmimin e parashikuar të kontratës, pasi që me rastin e shpalljes së tenderit çmimi i dhënies së tij ishte parashikuar nga komuna të jetë 700 mijë euro.

Veriu.info ka hulumtuar se cilat kompani kanë ofertuar në tender dhe me çfarë çmimesh kanë ofertuar, ku ka gjetur se me çmimin më të lirë kishte ofertuar grupi i operatorëve ‘Bujar Shabani B.I. dhe N.N.Sh. World Medium’, të cilët kishin ofertuar me 678,225 euro apo thënë ndryshe rreth 22 mijë euro nën çmimin e parashikuar nga komuna.

Në dokumentin e autoritetit kontraktues (komuna e Mitrovicës) të siguruar nga Veriu.info, i cili i njofton operatorët ekonomik për fituesin dhe jepen arsyetimet dy grupeve të operatorëve pse janë elinimuar, tregohet arsyeja e eliminimit të ofertuesit më të lirë, që faktikimisht është rreth 100 mijë euro më i lirë se fituesi i tenderit, që në këtë rast komuna do të paguaj mbi 99 mijë euro më shumë fituesit se sa do t’i paguante ofertuesit më të lirë.

“Me keqardhje ju njoftojmë se tenderi i paraqitur nga ana juaj nuk që i suksesshëm, ngase tenderi juaj O.E.Grup i Operatorëve Ekonomik Bujar Shabani B.I., N.N.SH. World Medium ka gabime aritmetikore dhe oferta në TOTAL zvogëlohet për 1,500 euro që nuk është mbi 2% edhe pas kërkesës se a PAJTOHET ose JO OE nuk kthen përgjigje as negative e as pozitive dhe në shkresën e dorëzuar nëse O.E. nuk kthen përgjigje brenda afatit oferta do të ju refuzohet dhe në rastin konkret oferta e O.E. REFUZOHET.”, thuhet në arsyetimin e komunës së Mitrovicës të nënshkruar nga Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit.

Pra, Grupi i Operatorëve i udhehequr nga ‘Bujar Shabani B.I.’ ka ofertuar si më i liri, por ka pasur në ofertë disa gabime aritmetikore që janë brenda limitit ligjor nën 2%, e që me kthim të përgjigjes ka mundur t’i korrigjoj, por që sipas arsyetimit të zyrtarit të prokurimit të komunës së Mitrovicës, ky Grup i Operatorëve nuk ka kthyer përgjigje as Negative e as Pozitive, kështu që teknikisht është eliminuar.

Por këtu shtrohet pyetja pse një kompani që ka ofertuar me çmim më të lirë nuk kthen përgjigje për përmirësim të gabimeve aritmetikore e rrjedhimisht ta fitoj tenderin në vlerë prej me 678,225 euro, ashtu siç kishte ofertuar dhe kush ka përfituar nga kjo mospërgjigje?

Foto: Bujar Shabani me djalin e tij, Valdrinin.

Nga hulumtimi i bërë gazeta Veriu.info ka gjetur se nga kjo mospërgjigje, ka përfituar djali i ofertuesit më të lirë, Bujar Shabani, i cili kishte ofertën e dytë më të lirë. Nga regjistri i bizneseve në ARBK kemi gjetur se pronar i kompanisë “Kosova Asfalt Sh.P.K”, që është lider i grupit të operatorëve fitues, është Valdrin Shabani. Pra, me krijimin e kushteve për eliminim nga “Bujar Shabani B.I.” duke mos iu përgjigjur në shkresa zyrës së prokurimit, fitues është shpallur ofertuesi i dytë më i lirë, ku pronar i kompanisë lidere (Kosova Asfalt Sh.P.K) të grupit të OE, është Valdrini, djali i pronarit të kompanisë lidere (Bujar Shabani B.I.) të grupit të OE që kishin ofertuar më çmim rreth 100 mijë euro më të lirë.

Pa faj në gjithë këtë proces nuk është as komuna e Mitrovicës, e cila kur e ka parë se po i duhet të nënshkruaj tender me vlerë 100 mijë euro më të lartë se sa ofertuesi i lirë, shto këtu edhe dyshimet për shkak se liderë të të grupeve të operatorëve më të lirë janë babë e bir, ka mundur ta anuloj tenderin, për shkak se operati i fitues (i dyti më i mirë prej ofertuesve) kishte ofertën rreth 11% më të lartë se sa vlera e parashikuar e tenderit.

Veriu.info ka zbuluar se Neni  43.7 Rregullores Nr.001/2022 për Prokurim Publik (shkarko rregulloren e plotë KËTU), i mundësonte komunës të anulonte tenderin, për arsye se gjithë operatorët e përgjegjshëm ekonomik me ofertat e tyre e tejkalojnë buxhetin e parashikuar të AK (lexo: Autoritetit Kontraktues, në rastin konkret komunës së Mitrovicës), ku në këtë nen thuhet decidivisht:

43.7 Procedura e prokurimit pas hapjes së ofertave mund të anulohet për arsyen e mëposhtme:

  1. të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e AK.

Më të njëjtën ‘metodë’, duke qenë si operatori më i lirë por mbi çmimin e parashikuar, babë e bir, Bujari e Vladrin Shabani kishin fituar vitin e kaluar edhe një tender nga komuna e Mitrovicë me çmim prej 892,453 euro, e tender i cili me rastin e shpalljes ishte parashikuar në vlerë prej 600 mijë euro, por që asokohe kishin ofertuar së bashkë në tender si grup i operatorëve ekonomik “Bujar Shabani B.I., Kosova asfalt Sh.P.K., EL-BAU Sh.P.K., Urban O.P”. Por kësaj radhe ata kanë dërguar oferta veç e veç përmes kompanive të tyre, ku secili është bashkuar si grup i operatorëve më kompani tjera, por që del se babai në fund duke mos iu përgjigjur zyrës së prokurimit teknikisht ia ka mundësuar djalit ta fitoj tenderin me çmim rreth 100 mijë euro më të lartë.

Veriu.info ka hulumtuar po ashtu se kush është kompania “Asfalt Corp Sh.P.K.”, operatori ekonomik që ka ofertuar me çmimin më të lartë në tender në vlerë prej 851,450 euro. Në regjistrin e bizneseve në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës shkruan se pronar i kësaj kompanie është Visar Qorolli, ku tregohet se kjo kompani është themeluar në Ferizaj vitin e kaluar me një kapital prej vetëm 10 mijë, ani pse te përshkrimi i aktiviteteve thuhet se aktivitet primarë i saj është ndërtimi i rrugëve dhe autostradave.

Mirëpo, nga ajo që Veriu.info ka gjetur për të kaluaren e pronarit të “Asfalt Corp Sh.P.K.”, Visar Qorolli, është mjaftë interesante. Kjo pasi që i njëjti në vitin 2019 paraqitej zyrtarisht si përfaqësues i biznesit Bageri Company që është pronë e Bujar Shabanit, ofertuesit më të lirë në tenderin për ndërtimin e rrugës së Shipolit.

“BAGERI COMPANY & KOSOVA ASFALT pjesë e #OAK-së. Përfaqësuesë të Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga përfaqësuesi i biznesit Bageri SH.P.K, Visar Qorrolli. Zyrtarja Mirjeta Shala njoftoi Qorrollin për hapat që #OAK do të ndërmarr ditët në vijim, me qëllim që të arrihet shfuqizimi i Udhëzimeve Administrative që po e pengojnë të bërit biznes në vend. Qorrolli përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për angazhimin e bërë deri më sot, duke shtuar që Bageri SH.P.K i bashkohet rrugëtimit të #OAK-së, në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në eleminimin e sfidave me të cilat ballafaqohen bizneset”, thuhej në njoftimin e Odës së afarizmit të Kosovës të publikuar më 29 mars 2019.

Përtej punës së mëhershmë që ka bërë për Bageri Company, kontakti i Visar Qorollit ende qendron te firma “Bageri -1 Sh.P.K. në regjistrin e ARBK-së, ku thuhet se pronar i kësaj kompanie është Meriton Shabani, i cili është nip i Bujar Shabanit. Madje, në vitin e kaluar është themeluar një kompani e re “Bageri Group Sh.P.K.”, ku drejtor menaxhues është Bujar Shabani, përderisa aksionar të kompanisë janë kompanitë: 1) Bujar Shabani B.I. 51%, 2) Bageri -1 Sh.P.K. 24% dhe Kosova Asfalt Sh.P.K. 25%.

Pra, kompania që ka ofertuar me çmimin më të lartë për ndërtimin e rrugës së Shipolit në Mitrovicë është “Asfalt Corp Sh.P.K.” me pronar Vigan Qorollin, i cili ishte përfaqësues i kompani Bageri të Bujar Shabanit në vitin 2019, por që e-maili i Vigan Qorollit dhe numri i njëjtë i telefonit figuron si të kompania e tij, njashtu edhe të kompania Bageri -1 Sh.P.K., ku kjo e fundit vitin e kaluar ka themeluar një kompani të përbashkët me Bujar Shabanin dhe Valdrin Shabanin (Kosova Asfalt).

JU REKOMANDOJMË

“Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

“Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit
29/08/2026 - 17:04

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë estetike...

Më shumëDetails

Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë
26/08/2026 - 10:37

​Dogana e Kosovës edhe pse është institucion vital shtetëror, duket se punon me standarde të dyfishta. Kjo pasi që për raste të njëjta të dyshimeve për keqpërdorim të...

Më shumëDetails

Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula
21/08/2026 - 13:20

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë stomatologjike...

Më shumëDetails

“Star Hair Clinic” ofronte shërbime shëndetësore të palicencuara dhe punonte me staf të palicencuar, gjobitet vetëm me 2 mijë euro

“Star Hair Clinic” ofronte shërbime shëndetësore të palicencuara dhe punonte me staf të palicencuar, gjobitet vetëm me 2 mijë euro
19/08/2026 - 10:25

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë të...

Më shumëDetails

Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor
16/08/2026 - 19:37

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private kemi hasur në një rast të veçantë. Kjo pasi që nuk publik nuk paraqitet as si klinikë, as qendër estetike apo me...

Më shumëDetails

Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve
15/08/2026 - 18:19

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky qenka emri i vërtetë i bashkëshortit të Kides

    Ky qenka emri i vërtetë i bashkëshortit të Kides

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, pozon para pasqyrës e veshur në bikini

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Labi i reagon ashpër Jozit pasi ky i fundit ia rrahu shokun

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bia poston foto me të dashurin

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gazetari Panduri thot se po përndiqet nga persona të lidhur me BIA-n serbe, rastin e denoncon në Polici

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë