Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mazreku: Rreth 250 mijë vetura erdhën nga diaspora, shumica shmangën Serbinë

12/08/2023 - 09:09
në Lajme
A A
Mazreku: Rreth 250 mijë vetura erdhën nga diaspora, shumica shmangën Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Situata e sigurisë në veri të Kosovës ka ndikuar që numri i bashkatdhetarëve që vijnë nga pikë kalimi kufitar në Merdare, përkatësisht nëpërmjet territorit të Serbisë, ka shënuar rënie.

E, si shkak i kësaj fluksi i mërgimtarëve është rritur në pikë -kalimin kufitar në Vërmicë, nëpërmjet territorit të Shqipërisë..

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Front Online, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

“Nëse Merdarja ka pri gjithmonë si pika më e madhe në Kosovë që aktualisht është edhe më e madhja, sivjet gjatë këtyre dy muajve Vërmica ka qenë ajo që e ka marrë primatin ngase qytetarët kanë pas frikë ndoshta me ardhë nga Serbia dhe kanë ardhë nga rrugët e tjera përmes Kroacisë e të tjera. Mirëpo është e vërtetë që korrik-gusht tash deri në fund të gushtit mundet me kalu edhe mbi 250 mijë dhe kjo normal që krijon një ngarkesë të madhe në trafik, krijon edhe kolona jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytetet tjera dhe është problem që ti me llogarit me mbërri në kohë”, ka thënë ai.

Mbi 250 mijë vetura erdhën nga diaspora nga qershori deri në gusht

Sipas tij, ky vit dallon për nga vitet tjera për shkak se mërgimtarët e kanë ndryshuar kohën e ardhjes në Kosovë, deri sa ka treguar që për muaj korrik qershor dhe korrik dhe këto ditë të gushtit në Kosovë kanë hyrë mbi 250 mijë vetura.

“Është e vërtetë se kur vjen koha e pushimeve bashkatdhetarët e bëjnë më shumë tollovi në Kosovë, mirëpo sivjet ka ndodhë një ndryshim i vogël për shkak të trazirave që kanë ndodhë kohëve të fundit në pjesën veriore që bashkatdhetarët me ndryshua edhe kohën e ardhjes, ta zëm qershor korrik dhe deri dje kanë hyrë në Kosovë mbi 205 mijë kur them polisa përfshin edhe vetura edhe kategori të tjera, mirëpo viteve tjera kjo ka ndodhë vetëm në korrik dhe gusht pra e kanë ndryshuar kohën e ardhjes edhe kanë ndryshuar sepse kanë ardhë edhe nga pikat tjera kufitare”, është shprehur ai.

Mazreku: Vonesa 1-minutëshe për plotësimin e polisës kufitare nga BKS-ja

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka thënë se këtë vit numri i mërgimtarëve që kanë hyrë në Kosovë është pak më i madh.

“Nëse flasim për janar-gusht ka më shumë sivjet do të thotë është një numër më i madh i polisave, jo shumë më i madh por është më i madh vetëm se dallimi është tek sezona sepse vitin e kalum e kemi dit javën e parë, të dytë e të tretë të korrikut dhe jemi përgatit, ndërsa sivjet të premten është dashtë më porosit një kabinë të re e të hënën me qenë e montuar për arsye se Vërmica ka pas një fluks shumë më të madh sivjet në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë.

Kur, është pyetur se në cilën pjesë të kufirit ka pas më shumë pritje, Mazreku ka treguar se nga pjesa e shtetit serb vonesat kanë qenë më të mëdha.

“Dihet që ka pjesa e shtetit serb ka më shumë vonesa dhe dihet arsyeja pse, ndërsa në pjesët tjera është një tempo e njëjtë, mirëpo nëse flasim për vonesa te zyra jonë, nuk po flas për vonesa të tjera sepse policia kufitare ka tjetër ligj, p.sh., e kanë obligim që çdo veturë e huaj që vjen e ka për obligim me regjistru në sistem, ndërsa tek ne një qytetar pret më pak se një minutë për me marr një polic të sigurimit”, ka shtuar Mazreku.

Mazreku: Qytetarët s’kanë nevojë të paguajnë më tatim në pronë për regjistrim të veturës

Drejtori i Byrosë Kosovarë të Sigurimit, Sami Mazreku a treguar se më qytetarët nuk do të paguajnë tatim në pronë për regjistrim të veturës.

Krejt, kjo pas ankesës që ka bërë ky i fundit që nga vitit 2019 në Institucionin e Avokatit të Popullit.

“Në kohën kur e kemi bë këtë ankesë në vitin 2019 menjëherë kemi marrë njoftim që ankesa ka bazë për hetim dhe ne mendojmë se kjo është kundër-kushtetuese, nuk i di arsyet pse prej vitit 2019 deri më tani nuk ka ndodhë asgjë, dhe çdo qeveri që ka ardh ne kemi dërguar edhe shkresa në Ministri të Financave dhe konkretisht ministri Murati duke e parë se është një pengesë që ndikon negativisht në këtë proces e ka pezulluar një rregullore të MF-së, sepse me rregullore iu jep te drejtë komunave me bë kushtëzime të tilla dhe deri para së të hyj ën fuqi ligji i ri tash ajo rregullore ka qenë e pezulluar nuk ka qenë e anuluar nuk ka qenë e ndryshuar. Mirëpo, në ndërkohë MF-ja i ka marrë rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe i ka vendos në ligj që i bëjnë që sot t’i mundesh me shku me pagu një taksë 10 euro, mirëpo nuk ki kushtëzime tjera që me pagu tatimin në pronë”, është shprehur Mazreku.

Sipas tij, arsyeja se pse ka bërë ankesë ka qenë që kanë parë që ligji me këto kuzhtëzime që u janë bërë qytetarëve ka qenë diskriminues.

“Nëse me ligj është e rregulluar që tatimi të mblidhet në mënyrë të kushtëzuar duke tentuar që me u dëmtu një sektor tjetër, ne e kemi parë që kjo është e padrejtë dhe çka kemi bë në vitin 2019 personalisht në emrin tim jam ankuar te Avokati i Popullit që ky ligj është diskriminues sepse asnjë qytetar nuk ka pengesa, nuk ka ankesa për me shku me pagu një taksë 10 euro për me regjistru veturën, ata e kanë pagu me kënaqësi, por kur t’i i thu që përveç kësaj takse ke me pagu edhe tatimin në pronë, dikush që ka pas tatim pak e ka pagu edhe ne nuk jemi kundër pagesës së tatimit në pronë, mirëpo janë shkua duke i përshkallëzuar kushtëzimet dhe çka kemi bë, kemi thënë që nuk ka asnjë kushtëzim për regjistrimin e veturave”, ka deklaruar ai.

Mazreku: Numri i veturave të paregjistruara ka rënë nga 237 mijë në 18-19 mijë

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka thënë se numri i veturave të paregjistruara në Kosovë krahasuar me dy vitet e kaluara ka rënë dukshëm.

Nga mbi 230 mijë sa kanë qenë ka rënë në 18-19 mijë.

“Pastaj kemi vazhdua me vendosjen e stikersave dhe nga 237 mijë vetura sa kanë qenë para dy viteve tani javë vetëm 18 mijë ose 19 mijë që i bjen që mbi 30% ka rënë pra qëllimi ka qenë që edhe me i lehtësu procedurat edhe me i hjek barrierat dhe në anën tjetër ne si industri e sigurimeve të lehtësojmë procedurat dhe të mos kemi në trafik vetura të paregjistruara dhe stikersat kanë qenë një far ombrelle dhe përfundimi i asaj që ka qenë një hap i fundit që ne me i ndihmu Policisë që këto vetura me i detektu dhe me i dallua në trafik”, ka deklaruar Mazreku.

Mazreku, ka pohuar se vendosja e stikersave ka ndihmuar shumë dhe ka pas efekt pozitiv, pasi që rrit edhe sigurinë.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë