Para të pranishmëve folën Avdullah Musliu, veteran i UÇK-së, Demrije Salihaj, motër e një dëshmori, dhe Fitim Xhemshiri, djalë i një dëshmori.
Ata përcollën qëndrimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale dhe me figurat e luftës së UÇK-së.
Protesta u zhvillua si shprehje publike e kundërshtimit ndaj vendimit dhe në mbështetje të krerëve të UÇK-së.











