Ylli francez Kylian Mbappe ka komentuar garën e vazhdueshme me legjendën argjentinase Lionel Messi, vetëm një ditë pasi ky i fundit vendosi një rekord të ri në Kupën e Botës.
Messi shkëlqeu në fitoren e Argjentinës ndaj Austrisë, duke realizuar dy gola dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës me 18 gola.
Pas tij renditet Mbappe me 16 gola, duke e bërë rivalitetin mes dy yjeve të futbollit botëror edhe më interesant në garën për rekorde historike.
I pyetur për Messin, sulmuesi francez u shpreh me respekt për arritjet e tij, duke theksuar se nuk e sheh si fokus krahasimin e drejtpërdrejtë.
“Jo, nuk e shikoj se çfarë bën Leo. Ai gjithmonë ka shënuar, shënon dhe do të shënojë gjithmonë. Këtë e kam thënë edhe më parë. Nëse dua ta ndjek atë që bën ai, atëherë duhet të bëj edhe më shumë,” deklaroi Mbappé.












