Mbi dy milionë qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka certifikuar Listën Votuese për këtë proces, ku rezulton një numër më i madh votuesish sesa banorë të regjistruar në vend. Sipas të dhënave të Agjencia e Statistikave e Kosovës, numri i banorëve është 1,585,590.
Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i shtetasve me të drejtë vote është 2,092,174, që paraqet një rritje prej 15,884 votuesish krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Nga ky total, 1,959,962 qytetarë do të votojnë brenda Kosovës, ndërsa 132,212 janë regjistruar për votim jashtë vendit. Prej tyre, 100,970 do të votojnë përmes postës nga jashtë, 3,518 përmes postës në Kosovë dhe 27,724 në përfaqësitë diplomatike.
KQZ-ja njoftoi gjithashtu se 22,685 qytetarë do të votojnë për herë të parë, ku 16,934 kanë mbushur moshën 18 vjeç pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa 5,751 janë regjistruar për herë të parë ose kanë rikthyer shtetësinë.
Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2,550 vendvotime. Nga këto, 911 qendra me 2,498 vendvotime do të shërbejnë për votim të rregullt, ndërsa 38 qendra me 52 vendvotime do të përdoren për votim me kusht.
Ndërkohë, votimi jashtë vendit do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës, përkatësisht në 17 ambasada dhe 13 konsullata, me gjithsej 47 vendvotime. Votimi fizik në këto përfaqësi është planifikuar të mbahet më 6 qershor 2026.














