Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Më kanë lidhur; s’e harroj kurrë takimin me të”: Ish të burgosurit politikë i reagojnë Mehmet Locit pas intervistës

04/09/2024 - 13:35
në Lajme
A A
“Më kanë lidhur; s’e harroj kurrë takimin me të”: Ish të burgosurit politikë i reagojnë Mehmet Locit pas intervistës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mehmet Loci, ish-punëtor i Shërbimit Sekret të ish-Jugosllavi, i njohur gjerësisht në Kosovë si UDB-a, dje rrëfeu “të vërtetën e tij” në “Debat Plus”. Mes të tjerash, ai e pranoi se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë, ndonëse shtoi se “mund t’i numëronte në gishta këto raste”. Pas rrëfimit të tij, shumë ish të burgosur politikë reaguan karshi Locit, i cili nuk shprehu pendesë për veprimtarinë e tij.

Haki Morina, ish i burgosur politik, ishte i pari që i reagoi Locit, derisa transmetimi live i emisionit po vazhdonte ende. Në shkrimin e tij, Morina tha se atë e kanë lidhur për “dorezën e dollapit prej hekuri”.

“Mehmet Loci, thotë që se paska përdorë lidhjen për radiator, që nënkupton që tjerat i ka përdorë.

Të tjerat (shkop gome, grushta dhe sheqlma) i ka përdorë tanë natën me Zhelkun dhe Gani Hajdarin. Nga ora 6 e mbrëmjes, deri në 4 të mëngjesit. Dhe pastaj më kanë lidhur, jo për radiator, por për dorëzen e dollapit prej hekuri” – shkroi mbrëmë Morina.

Ndërsa për torturat në qendrën e “UDBA”-s në Peje shkroi Skënder Berisha, po ashtu i burgosur politik. Në shkrimin e tij, Berisha ka treguar për takimin me Locin në zyrën e UDB-s, të cilin e ka akuzuar për fjalë tepër të ulëta.

“Ato që mi ka thënë, për atë gjysmë ore, janë tepër të ulëta, më të rënda se hetimet para dënimit, më fyese e shumë më goditëse pas hetimeve dhe katër vitesh qëndrim i izoluar në burg hetues. Kurrë në jetë nuk kam pësuar fyerje të tilla. I përjetova shumë rëndë. Koha tepër e gjatë i izoluar, më kishte bërë më të fuqishëm, por, sipas tyre pritej që izolimi i gjatë ta kishte arritur efektin e vet. Ishte plotësisht e kundërta. Serbez hyra në takim e serbez dola, por, fjalët e tij, përtej çdo imagjinate nga poshtërsia, nuk i harroj kurrë” – shkroi ai.

Ndërsa Lulëzim Etemaj, ish i burgosur politik, e ka komentuar në një mënyrë interesante krejt këtë rrëfim të Locit. Përmes poezisë, Etemaj shkroi se “në emër të fjalës së lirë, radha e fjalës i vie edhe udbashit”.

“Në televizion

në aktin e parafundit të lirisë

burra e gra

Tregojnë të skuqur, me përtesë e ndrojtje

Ndonjë nga eshtrat e tyre dhe plagët e shtatit

Në aktin pa numër, me të vetmin dëshmitarë- natën!

Ndërsa sot, përtej 40 vjet pas

Në emër të fjalës së lirë, radha e fjalës i vie edhe udbashit

Gjyqin nuk ka kush të ia bëjë gjyqit!” – ka shkruar ai.

Rrëfimin e plotë të Mehmet Locit mund ta shikoni këtu.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë