Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Me zgjedhje, Lista Serbe synon “t’i sanojë dëmet” e Banjskës

13/10/2023 - 17:56
në Lajme
A A
Me zgjedhje, Lista Serbe synon “t’i sanojë dëmet” e Banjskës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pasi që për muaj të tërë kushtëzoi pjesëmarrjen në zgjedhje, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit – Lista Serbe, më 13 tetor ka deklaruar se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës.

“…Të stimulojmë procesin politik dhe dialogun që do të kontribuonte në përmbushjen e kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani”, tha kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Mirëpo, këtë herë ai nuk përsëriti se cilat ishin ato kushte, por tha se “kërkojmë nga Prishtina që sa më parë të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë të rinj dhe këshilltarë të rinj në të katër komunat e veriut”.

Në fund të qershorit, Rakiq kishte thënë se kushtet për pjesëmarrje në zgjedhje ishin “tërheqja e njësive speciale të Kosovës, amnistia e të gjithë serbëve të arrestuar që morën pjesë në barrikada apo protesta dhe dorëheqja e kryetarëve shqiptarë”.

“Dhe, sigurisht kushti i të gjitha kushteve është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, kishte deklaruar Rakiq më 22 qershor.

Radio Evropa e Lirë (REL), i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me kërkesë që të komentojë gatishmërinë e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje, por nuk ka marrë përgjigje.

Qëndrimi i Prishtinës zyrtare ka qenë se zgjedhjet në katër komuna me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – mund të shpallen vetëm në bazë të një peticioni për shkarkimin e kryetarëve.

Aktualisht, në komunat në veri kryetarët e komunave janë shqiptarë, sepse serbët bojkotuan zgjedhjet lokale në prill.

Pastaj popullata vendase serbe kundërshtoi hyrjen me ndihmën e policisë të kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata u përshkallëzua më 29 maj në Zveçan, kur serbët u përplasën me pjesëtarët e misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë.

Çfarë thonë subjektet tjera politike serbe?
Lideri i Iniciativës Qytetare Mbijetesa serbe, Aleksandar Arsenijeviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se përfaqësuesit e Listës Serbe janë pajtuar rreth “amnistisë së tyre”, dhe se për këtë kanë vendosur që të “shkojnë në zgjedhje pa kushte”.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të komunës së Zveçanit, me ç’rast u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Ndërsa gjatë përleshjes me policinë u vranë tre sulmues.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Milan Radoiçiq, i cili më pas ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe. Kjo parti asnjëherë nuk ka reaguar për veprimet e Radoiçiqit, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Radoiçiqi do të përgjigjet për veprimet e tij.

Radoiçiqi është në listën e zezë amerikane për shkak të krimit të organizuar ndërkombëtar, ndërsa Kosova e lidh me vrasje, korrupsion dhe frikësim të dëshmitarëve në procedurat gjyqësore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 27 shtator se për shkak të ngjarjeve në Banjskë do të merren masa ndaj Listës Serbe dhe se për këtë do të diskutojë me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Më herët zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli, ka thënë tha se Lista Serbe duhet të shpallet “jokushtetuese” dhe “t’i ndalohet nga veprimtaria politike”.

Vendet perëndimore e dënuan ashpër sulmin në Banjskë dhe kërkuan që autorët të sillen para drejtësisë.

Aleksandar Arsenijeviq thotë se vendimi i Listës Serbe për të shkuar në zgjedhje, nuk do të thotë se qytetarët nga veriu do ta përkrahin një vendim të tillë të saj.

Ai thekson se, aktualisht, është e paqartë se në çfarë mënyre mund të mbahen zgjedhjet, ndërsa shpreh besimin se qytetarët nuk janë të gatshëm të mbledhin nënshkrime për shkarkimin e kryetarëve të komunave.

“Familjet, aktualisht, janë të copëtuara në veri, e gjithë shoqëria është copëtuar, nuk ka mundësi që shoqëria jonë të rekrutohet, kjo është absurde”, konsideron Arsenijeviq.

I pyetur nëse do të merrte pjesë në zgjedhje nëse do të thirreshin, Arsenijeviq thotë se do të duhej të konsultohej me ekipin e tij dhe rikujton se propozimi i tyre ishte që të fillohet me formimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe dhe të fillojë kthimi i “pjesshëm” i serbëve në institucionet e Kosovës dhe më pas mbajtjen e zgjedhjeve.

Pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës, me iniciativën e Listës Serbe u larguan nga institucionet e Kosovës në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Edhe Millija Bishevac nga Iniciativa Qytetare, Për Zubin Potokun, tash për tash nuk ka mundur të thotë nëse do të marrë pjesë në zgjedhje nëse ato thirren.

Në një prononcim për REL-in, ai ka treguar se serbët janë larguar nga institucionet në veri pikërisht me iniciativën e Listës Serbe dhe se nuk e kupton se për çfarë është “kthimi i pakushtëzuar”.

“Ata kanë dalë me qëndrimin se duan të shkojnë në zgjedhje dhe nuk i kanë pyetur qytetarët për asnjë moment se çfarë qëndrimi kanë. Edhe pse shumë shpesh në deklaratat e tyre thonë se përfaqësojnë serbët nga Kosova, këtu shihet qartë se ata dëgjojnë vetëm presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Këtu nuk respektohen pikëpamjet e qytetarëve”, thotë Bishevac.

Më 12 tetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje përfaqësuesve të serbëve në veri të Kosovës që të iniciojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Që levat bazë të pushtetit të bien në duart e atyre që jetojnë atje dhe jo të atyre që nuk kanë jetuar kurrë dhe nuk do të jetojnë kurrë atje”, tha ai.

Vetëm një ditë më vonë, edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se serbët në Kosovë duhet të jenë “krijues të fatit të tyre”, dhe se vendimi për të shkuar në zgjedhje është marrë në koordinim me Vuçiqin.

Ndryshim pozicioni” pas sulmit në Banjskë
Politologu Ognjen Gogiq beson se vendimi i presidentit Vuçiq për t’i ftuar përfaqësuesit e serbëve për të iniciuar zgjedhje të reja dhe gatishmëria e Listës Serbe për të marrë pjesë në to, ka të bëjë me ngjarjet në Banjskë.

Ai konkludon se Beogradi zyrtar nuk është më në gjendje të vendosë asnjë kusht, as për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Po ndërrohet kursi dhe po riparohet dëmi që tani serbët të kthehen në institucionet (e Kosovës) sepse Beogradi nuk ka më hapësirë për shantazhe dhe kushte”, vlerëson Gogiq.

Megjithatë, Gogiq thotë se tani është ende e paqartë se si mund të mbahen zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës, duke pasur parasysh se Kosova insiston që zëvendësimi i kryetarëve të komunave të bëhet përmes një peticioni.

“Prishtina do të insistojë në këtë, tani nuk ka nevojë të ndryshojë qëndrim dhe ka të drejtë të jetë radikale në kërkesat e saj, të mos dorëzohet, të mos bëjë kompromise”, thotë Gogiq.

Ai vlerëson se tani bashkësia ndërkombëtare ka rol kyç dhe se prej tyre varet se si do të shpallen zgjedhjet.

Nga ana tjetër, Beogradi dhe Lista Serbe kërkuan që vetë kryetarët shqiptarë të japin dorëheqjen në mënyrë që të shpallen zgjedhje të reja.

Çfarë është rënë dakord më parë për zgjedhjet?
Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës paraprakisht ishte rënë dakord si pjesë e shtensionimit të situatës në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri.

Pas rritjes së tensioneve në fund të majit, zgjedhjet u kërkuan nga vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian.

Aktualisht, në komunat në veri janë kryetarë shqiptarë, sepse serbët bojkotuan zgjedhjet lokale në prill.

Prishtina zyrtare u pajtua për organizimin e zgjedhjeve të reja dhe me atë rast krijoi një udhëzim administrativ në bazë të të cilit qytetarët mund t’i zëvendësojnë kryetarët e komunave përmes një peticioni me nënshkrimin e 20 për qind të votuesve në një komunë.

Më pas, peticioni me nënshkrime do t’i dërgohej kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe ai do ta dërgonte atë për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse KQZ-ja vlerëson se janë ndjekur hapat e duhur, ajo organizon votimet për largimin e kryetarit nga funksioni.

Për largimin e tij do të duhen 50 për qind plus një votë e qytetarëve. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë