Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediat gjermane japin detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy të rinj nga Rahoveci

17/11/2026 - 08:44
në Kryesore, Lajme
A A
Mediat gjermane japin detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy të rinj nga Rahoveci
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mërgatën shqiptare dhe Komunën e Rahovecit, pasi tre persona humbën jetën të dielën pasdite në Gjermani, mes tyre edhe dy të rinj nga Kosova. Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën B311, pranë qytetit Erbach, në landin Baden-Württemberg, ku në një përplasje zinxhirorë u përfshinë gjithsej nëntë automjete.

Dy viktimat shqiptare janë identifikuar si Leart Morina nga fshati Sopniq dhe Berhan Zeka nga Pataqani i Poshtëm, të dy nga Komuna e Rahovecit. Lajmin e hidhur për ndarjen e tyre nga jeta e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, dy drejtuesit e mjeteve, të moshës 18 dhe 19 vjeç, kanë ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa një pasagjer 26-vjeçar ka vdekur disa orë më vonë në spital, duke mos u mbijetuar plagëve të rënda. Po ashtu, nga ky aksident mbetën të lënduar edhe tre persona të tjerë, përfshirë një 26-vjeçare e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si ndodhi aksidenti tragjik?

Bazuar në hetimet paraprake të autoriteteve gjermane, dyshohet se drejtuesi 18-vjeçar ka humbur kontrollin mbi automjetin gjatë një manovre parakalimi me shpejtësi të lartë. Fillimisht, vetura e tij është përplasur me disa automjete të tjera, për t’u goditur më pas ballë për ballë me një makinë që po lëvizte nga drejtimi i kundërt.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme saqë automjetet janë shndërruar në grumbull hekurishtesh. Në vendngjarje kanë ndërhyrë njësite të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës, ndërsa rruga B311 ka mbetur e bllokuar për qarkullim për më shumë se 20 orë. Policia gjermane po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie.

JU REKOMANDOJMË

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit, disa pika në rend të ditës

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit, disa pika në rend të ditës
17/11/2026 - 08:18

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje sot, ku pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës. Si pikë e parë është shqyrtimi i parë i Projektligjit...

Më shumëDetails

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?

Skandali në BE – “Oj Kosovo, Kosovo” – çfarë mesazhi ka kënga nacionaliste serbe?
17/11/2026 - 08:04

Përfaqësuese të vendeve të ndryshme të Evropës u mblodhën të dielën në Bruksel. Krejt kjo në kuadër të mbrëmjes hapëse të Forumit për Zgjerim nga Komisioni Evropian. Por,...

Më shumëDetails

Pacientja me fibrozë cistike letër Arben Vitisë: Ministër, sëmundja nuk pret

Vitia: Nuk ka asnjë rast me virusin HMPV në Kosovë
16/11/2026 - 23:02

Një 25-vjeçare, paciente me fibrozë cistike, i është drejtuar me një letër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Në fillim të kësaj letre, ajo ka thënë se çdo ditë...

Më shumëDetails

“Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Hamoviqit”, Ymeri: Kurti s’e ka seriozisht ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë

“Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Hamoviqit”, Ymeri: Kurti s’e ka seriozisht ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë
16/11/2026 - 21:56

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, është deklaruar për vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe. E ftuar në...

Më shumëDetails

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu shef i ri kabinetit të tij

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu shef i ri kabinetit të tij
16/11/2026 - 21:53

Blerim Sallahu tashmë mban pozitën e shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, sipas të dhënave në dokumente të Zyrës së Kryeministrit, ndonëse për emërimin e tij s’ka...

Më shumëDetails

31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane

31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane
16/11/2026 - 21:14

Policia Federale në Aachen të Gjermanisë ka vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçare bullgare, të dyshuar për vjedhje, mirëpo prapavija kriminale e shqiptarit ka befasuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë