Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane

16/11/2026 - 21:14
në Lajme
A A
31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia Federale në Aachen të Gjermanisë ka vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçare bullgare, të dyshuar për vjedhje, mirëpo prapavija kriminale e shqiptarit ka befasuar edhe vetë autoritetet gjermane.

Siç raportojnë mediat gjermane, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00 të paradites në një farmaci brenda stacionit kryesor të trenit në Aachen, ku dyshja tentoi të vidhte produkte me vlerë rreth 28 euro. Ndërsa gruaja bullgare u kap në vendngjarje, burri shqiptar arriti të largohej pak para se të mbërrinte patrulla.

Pas një kontrolli të shpejtë në zonë, policia e pikas atë në një garazh parkimi aty pranë. Në momentin që pa uniformat blu, 31-vjeçari ia mbathi me vrap brenda ndërtesës, por u zu në një kat të ndërmjetëm, ku pranë tij u gjetën të hedhura në tokë edhe mallrat e vjedhura.

Gjatë tentativës për ta shoqëruar në stacion, ai ka rezistuar ashpër me forcë fizike, çka detyroi zyrtarët policorë ta shtrijnë përtokë dhe ta prangosin.

Dosje e rëndë kriminale dhe ndalim hyrjeje

Pas verifikimeve në stacionin policor, u zbulua se shqiptari përdorte plot shtatë identitete të ndryshme dhe ndaj tij kishte dhjetë hetime aktive nga Prokuroria Publike e Bremenit, për vepra të rënda penale si vjedhje, grabitje, kërcënime, sulm të rënduar dhe sulm seksual.

Për më tepër, ai rezultoi se ishte dëbuar nga Gjermania qysh në vitin 2023 dhe kishte ndalim hyrjeje pesëvjeçar në këtë shtet.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, policia i gjeti edhe një thikë në çantën e belit, duke bërë që akuza ndaj tij të rëndohet edhe për “vjedhje me armë”. 31-vjeçari është dërguar menjëherë në paraburgim, ndërsa gruaja bullgare është liruar në procedurë të rregullt pas inicimit të rastit.

JU REKOMANDOJMË

Qeveria shpall gjendje emergjente në furnizimin me energji, Ibër-Lepenci detyrohet të prodhojë rrymë nga Ujmani

Qeveria shpall gjendje emergjente në furnizimin me energji, Ibër-Lepenci detyrohet të prodhojë rrymë nga Ujmani
16/11/2026 - 20:38

Qeveria e Kosovës ka shpallur masat emergjente për furnizimin me energji elektrike, të cilat do të jenë në fuqi për 60 ditë, në përpjekje për të garantuar sigurinë...

Më shumëDetails

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit në faqen e tij zyrtare: “Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së që nga themelimi i saj”

Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë ankesën e Thaçit për shkeljen e të drejtave themelore
16/11/2026 - 20:00

Në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë për rastin e pengimit të administrimit të drejtësisë, në faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook është rikthyer një...

Më shumëDetails

Ligji për Dhomat e Specializuara, Çitaku: Presim rivotimin këtë javë, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshime

Ligji për Dhomat e Specializuara, Çitaku: Presim rivotimin këtë javë, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshime
16/11/2026 - 19:40

SpecialenShare Button Gazeta Blic Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, pret që gjatë kësaj jave të thirret seanca e Kuvendit për...

Më shumëDetails

Zi në Rahovec: Humbin jetën dy të rinj në një aksident në Gjermani

Zi në Rahovec: Humbin jetën dy të rinj në një aksident në Gjermani
16/11/2026 - 19:12

Dy të rinj nga Kosova, gjegjësisht nga komuna e Rahovecit kanë vdekur dje si pasojë e një aksidenti në Gjermani. Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për Leart Morinën...

Më shumëDetails

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2% – analizat në Austri dhe Kosovë konfirmojnë tejkalimin e nivelit të lejuar të aflatoksinës M1

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA 3.2% – analizat në Austri dhe Kosovë konfirmojnë tejkalimin e nivelit të lejuar të aflatoksinës M1
16/11/2026 - 18:21

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka tërhequr një seri të qumështit VITA, pasi që analizat laboratorike të kryera në Austri dhe Kosovë kanë konfirmuar...

Më shumëDetails

Trafikimi i kokainës, ish-ministri Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarit e tjerë mbesin 30 ditë në paraburgim

Trafikimi i kokainës, ish-ministri Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarit e tjerë mbesin 30 ditë në paraburgim
16/11/2026 - 18:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë