Pasi u konfirmua nga Ministria e Pushtetit Lokal një vend pune ku analisti pro-pushtetit deri në nivel deliri, Gazmir Raci, paguhet me 2 mijë euro në muaj përmes fondeve të BE-së, Lirim Mehmetaj ka reaguar duke thënë se jo vetëm ai, “por bash secili” prej analistëve pro-pushtet nëpër televizione paguhet.
“Mos i bini në qafë Gazmir Racit thu ti është i vetmi analist që e mbron qeverinë dhe paguhet nga qeveria. Secili që del në televizor dhe e mbron qeverinë paguhet prej tyre. Ama bash secili”, ka shkruar Mehmetaj.
“Nuk ka sot njeri me pak dije e pak dinjitet që del mbron një qeveri që e fut Kosovën në sanksione, koordinohet me Radojiçiç-in për largimin e tij, nuk e investon asnjë cent në shtet dhe i dërrmon raportet me sponzorizuesit e pavarësisë dhe bombarduesit e Serbisë”, tha Mehmetaj.
Postimi i plotë:
Mos i bini në qafë Gazmir Racit thu ti është i vetmi analist që e mbron qeverinë dhe paguhet nga qeveria.
Secili që del në televizor dhe e mbron qeverinë paguhet prej tyre. Ama bash secili.
Nuk ka sot njeri me pak dije e pak dinjitet që del mbron një qeveri që e fut Kosovën në sanksione, koordinohet me Radojiçiç-in për largimin e tij, nuk e investon asnjë cent në shtet dhe i dërrmon raportet me sponzorizuesit e pavarësisë dhe bombarduesit e Serbisë.
Prandaj, e vetmja mënyrë me i dal krah është kjo, me pagesë.
A janë të dëmshëm këta shpirtshitur që helmojnë qytetarët me propagandë qeveritare?
Po janë shumë, po s’kemi çka bëjmë tjetër pos me konfrontu secilin prej tyre.













