Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar për lëvizjet e tij politike zëvendësministrin e Mborjtjes Shemsi Syla, i cili dikur fotografohej në krah të Thaçit e sot në krah të Kurtit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Mehmetaj ka thënë se Syla është servil, shumë servil, pasi dikur ka qenë pas Thaçit e sot pas Kurtit.
“E ndjek pushtetin si Paolo Maldini këmbën e kundërshtarit.” – shkruan Mehmetaj.
Postimi i plotë:
A po ma njihni qetë shtyllan?
Emrin e ka Shemsi Syla. Është servil. Shumë servil.
Ka qenë pas Thaçit. Tash është pas Kurtit.
E ndjek pushtetin si Paolo Maldini këmbën e kundërshtarit.
Për makabritetet e tij në Ministrinë e Mbrojtjes shpresoj se një ditë do të flas ish-ministri, Armend Mehaj.












