Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mehmeti: Rritja ekonomike s’duhet të jetë më e vogël se 8%, ka hapësirë të rritet borxhi publik

15/10/2023 - 09:15
në Lajme
A A
Mehmeti: Rritja ekonomike s’duhet të jetë më e vogël se 8%, ka hapësirë të rritet borxhi publik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se rritja ekonomike në vend nuk duhet të jetë më e vogël se 8 për qind, për shkak të sfidave kryesore që i ka Kosova, e që janë papunësia e deficiti i lartë tregtar, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Mehmeti ka thënë se sipas parashikimeve, inflacioni gjatë vitit të ardhshëm në nivel të Eurozonës do të jetë 3 për qind, ndërsa në vitin 2025 në 2 për qind.

Rënie të inflacionit, Mehmeti ka thënë se do të ndikojë edhe në Kosovë, teksa shkaktar kryesor e sheh pandeminë.

“Nëse e shohim në nivel global, kemi një rritje në tremujorin e dytë 2023-ës rreth 0.23 për qind. Është një përmirësim në ekonomitë e Eurozonës, për arsye në raportet e mëhershme dhe pritjet e tyre kanë qenë se nuk do të kemi fare rritje ekonomike por do të kemi rënie por është një mesazh kjo përqindje. Pastaj është mirë që edhe inflacioni ka filluar të bie. Në Eurozonë inflacioni është afër 6.2 për qind dhe parashikimet janë që këtë vit, inflacioni do të jetë rreth 5.4 për qind e vitin e ardhshëm do të jetë 3 për qind, që të jep me shpresuar se po shkojmë drejtë përmirësimit të gjendjes ekonomike në nivel të Eurozonës”, ka thënë Mehmeti, teksa rritjen normës së interesit e konsideron si të pashmangshme.

“Kur e përmendi inflacionin, e dini që është një prej faktorëve që mori përmasa dhe që janë të pritshme pas pandemisë dhe kjo e detyroi Bankën Qendrore Evropiane që të marrë masa e vendime për rritjen e normës së interesit katër herë radhazi dhe arriti deri në 4 për qind, e kjo ka bërë që të kemi rritje të normës së interesit në kredi. Pra parashikimet janë që vitin e ardhshëm të kemi rreth 3 për qind inflacionin, pra kjo ndikon në tërësi edhe në ekonominë e vendit por më pastaj pritjet janë që në vitin 2025, pritjet që inflacioni të vie në nivelin çfarë e ka dëshiruar Banka Qendrore Evropiane, që të jetë rreth 2 për qind”, u shpreh ai.

E rritjen ekonomike për këtë vit, Mehmeti e konsideron të vogël dhe se e njëjta duhet të jetë mbi 8 për qind. Shkak për këtë, ish-guvernatori thotë se duhet për t’i adresuar papunësinë dhe deficitin e lartë tregtar.

“Në Kosovë, në tremujorin e dytë 2023, rritja ekonomike ishte rreth 2 për qind e një raport i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, është që të kemi një rritje ekonomike dikund rreth 3.5 për qind këtë vit. Nuk është një rritje, zakonisht kemi pasur rritje edhe në vitet tjera dhe unë kam potencuar se neve na duhet një rritje më e lartë ekonomike, përafërsisht deri në 7-8 për qind, me qëllim që t’i adresojmë dy sfidat të cilat  në vazhdimësi i ka pasur Kosova dhe vazhdon t’i ketë e që janë papunësia dhe deficiti i lartë tregtar. Tashmë meqë jemi te deficiti i lartë tregtar edhe me të dhënat e fundit që i kemi në dispozicion, flasim për një rritje të deficitit tregtar në 6.7 për qind. Kjo është si rezultat i asaj që ka ndikuar rritja e importit në tremujorin e dytë në 2023 ishte 1.43 miliardë por nëse e shohim eksportet që në periudhë të njëjtë, arritën në 210 milionë por që patën një rënie krahasuar me vitin e kaluar për rreth 9 për qind dhe kjo bëri që të thellohet deficiti tregtar që e konsideroj jashtëzakonisht shumë sfiduese”, thotë Mehmeti.

E borxhi e ulët publik sipas Mehmetit do duhej të rritej, pasi aktualisht është 17 për qind. Thotë se ka hapësirë të rritet deri në 40 për qind.

“Edhe borxhi publik 2.67 miliardë ishte borxhi publik me të dhënat e fundit e nëse e shohim me të GDP, është mbi 17 për qind. Unë gjithmonë e kam thënë se këtu ka hapësirë që të rritet borxhi publik deri në 40 për qind. Realisht, e kam potencuar kurrë asnjëherë nuk është borxhi i lartë publik, përderisa dihet se ku po shkon, kujt i dedikohet ky borxh dhe nëse shkon nëpër aktivitetet të cilat janë vlerë e shtuar e ekonomisë, asnjëherë nuk është borxhi i lartë. Por në anën tjetër, nëse ne nuk e rrisim borxhin dhe kjo do të na dërgojë në atë që ne nuk jemi duke mbështetur ekonominë e vendit”, thotë Mehmeti. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë