Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mërgimtari pranon fajësinë se e kanosi deputeten Musliu, kjo e fundit thotë se nuk i beson

04/08/2023 - 13:39
në Kryesore, Lajme
A A
Musliu: Dejona Mihali është instrument përmes së cilës Kurti shtrin diktaturën në institucione
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I akuzuari Driton Maloku nga Prishtina me  vendbanim në Zvicër e ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat për kanosje ndaj deputetes së Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu. Kjo e fundit gjatë deklarimit të saj ka thënë se i akuzuari nuk ishte i sinqertë kur pranoi fajësinë.

“E pranoj edhe…ka qenë gjendje emocionale, edhe qe s’votoj për Kosovën qe 20 vjet, 2000- tën kom votu niher në jetë tem në Kosovë nuk merrna me politik m’vjen keq ka qenë gjendje emocionale dhe  i kërkoj falje deputetes”, tha i akuzuari Maloku

Ndërsa e dëmtuara Musliu tha se vlerësonte iniciativën për kërkim falje nga ana e të akuzuarit Maloku, por sipas saj pranimi i fajësisë ishte i pa sinqertë.

“E vlerësoj iniciativën për kërkim falje por edhe unë vërejta josinqeritetin në kërkim falje, ky pranim i fajësisë është i pa sinqertë”, tha e dëmtuara Musliu.

E njëjta po ashtu tha se përveç kanosjes me jetë i akuzuari Maloku kishte tentuar edhe ta shantazhojë sepse mesazhi që kishte pranuar sipas të njëjtës përmbajtje shantazhuese që të mos paraqiste rastin para organeve të drejtësisë.

Ndërsa edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Faton Fetahu tha se e kundërshtojnë në tërësi pranimin e fajësisë pasi nuk ishte i sinqertë duke kërkuar nga gjykata mos aprovimin e   pranimit të fajësisë sepse i akuzuari Maloku nuk kishte kanosur një person të zakonshëm por një deputete të popullit në Kuvendin e Kosovës,

Po ashtu i njëjti tha se dukuria e kanosjes së figurave të larta shtetërore ishte në rritje të vazhdueshme dhe në këtë rast avokati kërkoi nga gjykata që t’i japë përgjigje kësaj dukurie përmes gjykimit të këtij rasti i cili do të shërbejë si shembull i mirë i praktikes gjyqësore ku personat të cilët me dashje kanosin të përzgjedhurit e popullit të marrin dënim meritor.

Paraprakisht mbrojtësi i të akuzuarit Maloku, avokati Skender Musa tha se pranimi fajësisë ishte bërë në përputhje me dispozitat ligjore dhe pas një konsultimi të mjaftueshëm me të mbrojturin e tij.

Avokati Musa po ashtu kërkoi nga gjykata se gjatë matjes së dënimit që të kenë parasysh faktin e pranimit të fajësisë, shprehjes së keqardhjes, kërkim faljes duke i propozuar gjykatës që ndaj të akuzuarit Maloku të shqiptohet një dënim i kushtëzuar sepse nuk ekziston rreziku që i njëjti të përsëris vepër të ngjashme.

Ndërsa pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua as nga prokurorja Zana Sadiku-Sertolli e cila gjykatës i propozoi që të njëjtin ta shpall fajtor dhe t’i shqiptojë dënim meritor duke marrë parasysh si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë ndërsa si rrethanë rënduese të marrë parasysh shkallen e dashjes për të kryer veprën penale.

Pranimi i fajësisë u aprovua nga gjykatësi Driton Berisha pasi ishin plotësuar kushtet ligjore dhe se që sipas tij nuk kishte shkelje ligjore.

Shpallja e aktgjykimit lidhur me këtë çështje penale do të bëhet më 7 gusht 2023.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 18 maj 2023 me  datë 23 dhjetor 2022 rreth orës 17:16, derisa e dëmtuara Ganimete Musliu ishte në veturën e saj në lagjen e “Spitalit” në Prishtinë, i akuzuari Driton Maloku përmes telefonit mobil e kanos të dëmtuarën Ganimete Musliu në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Kosovës me fjalë “A je ti Ganimetja, ty duhet me te zhduk” e pas disa minutash rreth orës 17:35 i dërgon një mesazh përmes telefonit mobil me tekstin “Përshëndetje Ganimete, Aje tu ma kry qat pun me shti qat personin ne pun per qka je pagu a po i kthen qato 20,000.00 euro qe mi ke mar për me kry pun”, me çka tek e dëmtuara Ganimete Musliu ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën dhe trupin e sajë.

Me këtë i akuzuari Maloku akuzohet se ka kryer veprën penale kanosja nga neni nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dënimi maksimal për këtë vepër penale parashihet pesë vite burgim./Betimiperdrejtesi

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë