Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit M.B, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”.
I pandehuri M.B, dyshohet që më 27 maj 2022, rreth orës 05:30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri” në veri të Mitrovicës, për motive tani për tani të panjohura ka vrarë me thikë babain e tij M.B, dhe vëllain binjak U.B.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Mitrovicë – ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të dyshuarit M.B., për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri M.B., dyshohet që me 27 maj 2022, rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, për motive tani për tani të panjohura ka vrarë me thikë babain e tij M.B., dhe vëllain binjak U.B.













