Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Merz pas fitores së AfD-së: Gjermania nuk do ta ndryshojë mbështetjen për Ukrainën

07/09/2026 - 18:04
në Lajme
A A
Merz pas fitores së AfD-së: Gjermania nuk do ta ndryshojë mbështetjen për Ukrainën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Gjermania nuk do ta ndryshojë politikën e saj të mbështetjes për Ukrainën, pavarësisht fitores historike të partisë së ekstremit të djathtë, AfD, në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt.

AfD, e cila mban qëndrime dukshëm më miqësore ndaj Rusisë dhe kërkon ndërprerjen e mbështetjes për Ukrainën, fitoi rreth 44 për qind të votave, duke dalë për herë të parë në krye të një zgjedhjeje rajonale gjermane.

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Merz tha se rezultati nuk do ta ndryshojë kursin e qeverisë federale dhe paralajmëroi se Gjermania përballet me një “kërcënim shumë konkret për sigurinë”.

“Dhe dua ta bëj këtë shumë të qartë: 2,500 kilometra në lindje nga këtu, ka njerëz që janë veçanërisht të kënaqur me këtë rezultat zgjedhor”, deklaroi Merz, në një referencë të qartë ndaj Rusisë.

Kancelari gjerman paralajmëroi gjithashtu për “pasoja të tmerrshme” nëse vendi nuk arrin të ruajë sigurinë e tij dhe të mbrojë vlerat demokratike, transmeton Telegrafi.

Fitorja e AfD-së ka shkaktuar tronditje të madhe në politikën gjermane. Megjithëse partia nuk arriti shumicën absolute, rezultati i saj e afron atë me mundësinë për të udhëhequr një qeveri rajonale, diçka që nuk ka ndodhur me një parti të ekstremit të djathtë në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore.

Merz, ndërkohë, ka përjashtuar bashkëpunimin me AfD-në dhe ka sinjalizuar se “muri politik” ndaj partisë do të mbetet në fuqi. /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Mijëra njerëz në varrimin e Mlladiqit në Beograd – krimineli i dënuar për gjenocid nderohet nga nacionalistët serbë

Mijëra njerëz në varrimin e Mlladiqit në Beograd – krimineli i dënuar për gjenocid nderohet nga nacionalistët serbë
07/09/2026 - 17:51

Mijëra njerëz janë mbledhur të hënën në Beograd për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm...

Më shumëDetails

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Bedri Hamza premton mbështetje për sektorin privat: Deri në 30% do ta mbulojmë totalin e investimit
07/09/2026 - 17:04

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila...

Më shumëDetails

Përparim Rama: Granti KfW gjermane për “Pastrimin” dështoi, nuk e nënshkroi Ministria e Hekuran Muratit

Lëshuan sallën pasi konstatuan se plani zhvillimor ka të meta, Rama u reagon VV’së dhe PDK’së
07/09/2026 - 16:46

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Financimit për projektin e...

Më shumëDetails

Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri nuk ishin në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK

Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri nuk ishin në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK
07/09/2026 - 16:31

Sot është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku është diskutuar për seancën konstituive të 9 shtatorit. Burime të Gazetës Express tregojnë se Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami...

Më shumëDetails

A do të marrë pjesë LDK në seancën konstituive? Flet Jehona Lushaku

Nënkryetarja e LDK-së: Familjet e 260 mijë nxënësve, të detyruara të kryejnë rolin e Ministrisë së Arsimit
07/09/2026 - 16:01

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka konfirmuar se grupi parlamentar i LDK-së do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës....

Më shumëDetails

Tragjedi familjare në Klinë: Motra humb jetën, nëna mbetet e plagosur rëndë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
07/09/2026 - 15:56

Një person është arrestuar në Klinë nën dyshimin për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “vrasje e rëndë në tentativë”, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – Ky është pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet për keqtrajtim të njërit prej të shoqëruarve

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë