Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mes dyshimeve për falsifikim, KEK tërhiqet në moment të fundit nga një kontratë me negocim me “Exfis”

25/04/2025 - 14:50
në Ekonomi, Lajme
A A
Mes dyshimeve për falsifikim, KEK tërhiqet në moment të fundit nga një kontratë me negocim me “Exfis”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës ka anuluar kontratën e planifikuar me kompaninë “Exfis” për furnizim me lëndë djegëse për kaldajë – mazut (Fuel Oil 1.0%), në mes të dyshimeve për shkelje dhe falsifikim dokumentesh në procesin e ofertimit.

Negociatat për këtë kontratë ishin zhvilluar përmes një procedure të jashtëzakonshme me negocim, pas dështimit për më shumë se një vit të tenderit të rregullt, i cili vazhdon të jetë i bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Më 19 mars 2025, KEK kishte njoftuar se kishte mbajtur negociata me kompaninë “Exfis” për furnizimin me mazut, mirëpo pak ditë më vonë aktiviteti i prokurimit u anulua.

 

Sipas KEK-ut, arsyeja zyrtare për anulimin ishte mungesa e rikonfirmimit të mjeteve financiare, sipas rregullave të Rregullores për Prokurimin Publik.

Megjithatë, Demokracia.com ka raportuar se vendimi për tërheqjen nga kontrata ka ardhur në kohën kur janë ngritur dyshime serioze për një nënshkrim të mundshëm të falsifikuar në dokumentet e ofertimit nga kompania “Exfis”.

Këto dyshime janë evidentuar nga OSHP, por nuk janë dërguar ende për hetim penal.

Pavarësisht kësaj, KEK kishte injoruar rekomandimet e OSHP-së dhe kishte vazhduar përpara me procedurat, derisa vendimi për anulim u mor në momentin e fundit.

OSHP tashmë ka rekomanduar që Komisioni Rregullator i Prokurimit të marrë masa disiplinore, duke përfshirë tërheqjen e licencës së shefit të prokurimit të KEK-ut dhe vendosjen e një gjobe prej 10 mijë eurosh.

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

Çitaku: Kosova ju pret, çlirimtarë!

Çitaku: Kosova ju pret, çlirimtarë!
15/09/2026 - 19:46

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka publikuar një mesazh, ku ka përshkruar atmosferën dhe mbështetjen e qytetarëve për ish-pjesëtarët e UÇK-së në...

Më shumëDetails

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?
15/09/2026 - 19:25

Mbi 40.6 milionë euro janë paguar nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë. Pjesa më...

Më shumëDetails

Një ditë para verdiktit të Hagës, Ulutas i raporton Komandës në Napoli – aleatët riafirmojne zotimin për paqe në Kosovë

Një ditë para verdiktit të Hagës, Ulutas i raporton Komandës në Napoli – aleatët riafirmojne zotimin për paqe në Kosovë
15/09/2026 - 19:10

Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s është mbledhur të martën, më 15 shtator, në formatin KFOR, së bashku me vendet partnere që kontribuojnë me trupa, për të...

Më shumëDetails

Zyrtari i DASH-it: Rikthimi në dialog do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohjen e Kosovës

Zyrtari i DASH-it: Rikthimi në dialog do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohjen e Kosovës
15/09/2026 - 18:59

Shtetet e Bashkuara mbështesin njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe do të vazhdojnë bisedimet për këtë çështje edhe me shtetet mosnjohëse që janë anëtarë të NATO-s, tha zëvenëdsndihmëssekretari amerikan...

Më shumëDetails

Kurti emëron 27 zv.ministra, këta janë emrat

Kurti emëron 27 zv.ministra, këta janë emrat
15/09/2026 - 18:48

ZKM njofton se kryeministri Albin Kurti këtë të martë ka emëruar 27 zëvendësministra nëpër ministri të ndryshme. Emërimi i tyre është si në vijim: Përparim Kryeziu, Zëvendësministër i...

Më shumëDetails

BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën

BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën
15/09/2026 - 18:28

Bashkimi Demokratik për Integrim sërish ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shasivari, lidhur me procesin gjyqësor në Hagë për ish-krerët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë