Kombëtarja e Spanjës mbrëmë u kualifikua në fazën çerekfinale të Kupës së Botës pasi mposhti minimalisht 1:0 Portugalinë.
Gjatë ndeshjes u vërejt një duel interesant mes Joao Felix dhe Pedro Porros.
Porro dhe Felix patën disa “përplasje” gjatë ndeshjes dhe tashmë është mësuar arsyeja.
Pedro Porro dhe Joao Felix më herët ishin në një lidhje dashurie me një vajzë. Aktoren, Margarida Corceiro.
Fillimisht ajo ishte në lidhje me lojtarin e Tottenhamit dhe më pas më atë të Al Nassr.
Kurse tani, Corceiro është në lidhje dashurie me pilotin e Formula-s 1, Lando Norris./Indeksonline/












