Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj i ka reaguar ministres Donika Gërvalla pasi ajo konsideroi se rritja e pagës minimale vjen si shkak i qeverisjes me duar të pastra.
Miftaraj ka thënë se kjo deklaratë ka ardhur nga një ministre e punëve të jashtme e cila akuzohet për korrupsion.
“Kjo ministre e akuzuar për korrupsion, në një nga seancat gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë nuk u paraqit me duar të pastra por me duar në xhepa para gjykatësit”, ka shkruar Miftaraj në facebook.
Postimi i plotë:
Sa po them mos me shkru në Facebook, del një minister, nje deputet, një përfitues i pushtetit me kotësira dhe mashtrime, dhe të detyron me iu kthy këtij zanati.
Donika Gërvalla për vendimin për pagë minimale po thote se kjo vjen nga nje qeveri qe punon me duar te pastra.
Kush e thotë, nje ministre e puneve te jashtme e cila eshte e akuzuar per veper penale te korrupsionit.
Kjo ministre e akuzuar per korrupsion, ne nje nga seancat gjyqesore ne Gjykaten Themelore ne Prishtine nuk u paraqit me duar te pastra por me duar ne xhepa para gjykatesit.
Me vete ne seance gjyqesore kishte marr gati gjysmen e kabinetit te saj.
Shume e rende me pa se si nje person I akuzuar per korrupsion, flet kishe per qeverisje me duar te pastra.
Kosova vend i mundesive dhe i perrallave me tupan.












