Qeveria është e prerë në mosekzekutimin e pagave të punonjësve publikë që gjatë shtatorit mbajtën grevë. Ky vendim, sipas juristit Ehat Miftaraj, është në kundërshtim me ligjin.
Miftaraj ka bërë përllogaritjen se sa do të humbte shteti, nëse një punjonës grevist do të bënte padi, pas, sipas juristit, një i tillë do ta fitonte rastin.
“Me fjale tjera, nga nje page qe mund te jete 480 Euro per nje muaj, shteti do te paguaj dikund 1500 Euro. Ne fund faturen e paguan taksapaguesi”, tha Miftaraj
Postimi i plotë:
Mos ekzekutimi i pagave per grevistet eshte ne kundershtim me ligj. Eshte persekutim ndaj grevisteve.
Perndryshe, secili grevist qe paraqet Padi ne gjykate, perveq pages, pastaj do te kompenzohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamaten ligjore.
Me fjale tjera, nga nje page qe mund te jete 480 Euro per nje muaj, shteti do te paguaj dikund 1500 Euro. Ne fund faturen e paguan taksapaguesi.
P.S. Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon.











