Udhëheqësi i grupit terrorist që ka sulmuar të dielen Policinë e Kosovës bë Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiq, sot iu përgjigj ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë, ku në orën 10, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, transmeton Veriu.info
Si shkruan Novosti, Radoiçiq ka shkuar me qëllim që të japë një deklaratë për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, të ndodhur në mëngjesin e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre anëtarë të grupit terrorist të prirë nga ish nënkryetari i Listës Serbe.
Për sa më tepër, bëhet e ditur se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd në formë raporti, ka ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj për këtë ngjarje./Veriu.info










