Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Millosheviqi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize

02/10/2026 - 09:09
në Lajme
A A
“Millosheviqi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka fajësuar Gjykatën Speciale për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Clark u shpreh se Millosheviqi kishte një mendje gjenocidale. Ai vlerësoi figurën e Hashim Thaçit, duke thënë se ish-presidenti i Kosovës ishte një patriot, që u kthye për ta mbrojtur atdheun.

“Gjatë luftës, ne i kërkuam Millosheviqit që të tërheqë trupat dhe i dhamë një dokument, që e vërtetonte këtë. Ai më tha se shqiptarët janë vrasës, janë përdhunues. Ai ma tha se jemi marrë me shqiptarët më parë dhe se ne e kemi zgjidhjen dhe ne “do i vrasim të gjithë”. Millosheviqi e nënshkroi dokumentin, por në janar çoi sërish forcat në Kosovë dhe rinisi spastrimin etnik. Kurrë nuk krahasohet Millosheviçi me Hashim Thaçin. Thaçi ishte një patriot, që u kthye në vendin e vet në kohë krize.”, ka thënë ai në një intervistë për Klan News.

Ish-gjenerali ka thënë se Millosheviçi ishte kokëfortë.

“Ishte i sigurt se do i jepte fund UÇK-së dhe popullit të Kosovës. Serbia kishte arrestuar dhe vrarë intelektualë dhe ju thanë njerëzve që na jepni pasurinë dhe gratë e reja, ose ndryshe do ju vrasim. Millosheviçi e dinte se çfarë ndodhte në terren. Kur pamë se situata u bë e rëndë, ne ndërhymë dhe e bombarduam Serbinë”, tha Clark.

I pyetur nëse ndërhyrja në Kosovë u bë për të hequr vëmendjen nga skandali, ku dyshohet se u përfshi ish-presidenti amerikan Bill Clinton, Clark nënvizoi se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Ai shpjegoi se në atë kohë, ka pasur një gjenocid në Ruanda dhe se SHBA-të nuk mund të lejonin që diçka e tillë të ndodhte edhe në Kosovë.“Është një deklaratë qesharake, kjo që ndërhyrja në Kosovë u bë për të hequr vëmendjen nga skandali i Bill Clinton. Në atë kohë, në Ruanda kishte spastrim etnik. Diku tek 800 mijë njerëz u masakruan në atë vend afrikan. Ne pamë aty gjenocid dhe thamë se masakrimi nuk mund të përsëritej. Më 1995 ne pamë spastrimin etnik serb në Bosnjë dhe NATO vendosi të ndërhyjë edhe në Bosnjë e Herzegovinë.

Aty negociuam fundin e Millosheviqit dhe ai u ul në tryezë, sepse e dinte se kishte përballë NATO-n. Aty u nda Bosnja, 51 përqind me 49 përqind. Kjo ishte marrëveshja atëherë, që është kritikuar nga boshnjakët. Rezultati nuk ishte i mirë, por lufta mbaroi. Më 1998 familja Jashari u eliminua dhe u bë një masakër e madhe. Presidenti maqedonas tha se aty do ketë luftë, kur u shpreh se shqiptarët do të marrin armët. Millosheviçi ishte i vendosur që të eliminonte të gjitha të drejtat e shqiptarëve, ndoshta donte të vendoste serbë në Kosovë, planet e tij, nuk e dimë se çfarë kishte në mendje fiks. Kjo urrejtje mes shqiptarëve dhe serbëve vazhdon akoma deri në një farë pike. Ne bëmë sa mundëm. Le të nisim të ndërtojmë një raport më të mirë në rajon”, deklaroi Clark.

JU REKOMANDOJMË

Associated Press për protestën kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani

Associated Press për protestën kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani
02/10/2026 - 10:03

Protesta e djeshme kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka tërhequr vëmendjen e mediave të mëdha botërore. Për këtë ngjarja ka shkruar edhe agjencia prestigjioze...

Më shumëDetails

Kurti dhe Von der Leyen në objektin e ri të FShMN-së: Investimi kap 18 milionë euro

Kurti dhe Von der Leyen në objektin e ri të FShMN-së: Investimi kap 18 milionë euro
02/10/2026 - 09:54

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dje vizituan ndërtesën e re të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore...

Më shumëDetails

BE-ja për protestat në Kosovë pas aktgjykimit në Hagë: Demonstratat paqësore janë e drejtë themelore

BE-ja për protestat në Kosovë pas aktgjykimit në Hagë: Demonstratat paqësore janë e drejtë themelore
02/10/2026 - 09:34

Bashkimi Evropian ka komentuar protestat e zhvilluara në Kosovë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se demonstratat...

Më shumëDetails

Kurti merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për fuqizimin e grave

Kurti merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për fuqizimin e grave
02/10/2026 - 09:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë sot në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare “Partneritet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës...

Më shumëDetails

Djali i Thaçit falënderon marshuesit: Prania e juaj dëshmoi se zëri dhe e vërteta e një populli nuk mund të burgosen

Djali i Thaçit falënderon marshuesit: Prania e juaj dëshmoi se zëri dhe e vërteta e një populli nuk mund të burgosen
02/10/2026 - 08:21

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas protestës së mbajtur në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së....

Më shumëDetails

Bëhet “hero” në Zvicër, shqiptari nga Kosova shpëton katër pasagjerë nga Fiati që po digjej

Bëhet “hero” në Zvicër, shqiptari nga Kosova shpëton katër pasagjerë nga Fiati që po digjej
02/10/2026 - 08:04

"Nuk mendova, doja vetëm të ndihmoja dhe të shpëtoja.” Ai është i zhgënjyer nga sjellja e kalimtarëve që e panë, por nuk ndërhynë. Mediat zvicerane shkruajnë lidhur me një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1486 Shpërndaje
    Shpërndaje 594 Tweet 372
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    359 Shpërndaje
    Shpërndaje 144 Tweet 90
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    365 Shpërndaje
    Shpërndaje 146 Tweet 91
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    449 Shpërndaje
    Shpërndaje 180 Tweet 112
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë