
Minatorët e minierës së Trepçës tashmë kanë hyrë në ditën e pestë të grevës me kërkesa për pagat e tyre, shkarkimin e menaxhmentit, sigurimin shëndetësor kushtet e punës.
Ekipi i Gazetës Online Veriu.info ka vizituar sot minatorët në thellësinë e minierës ku ka dëgjuar nga afër kërkesat e tyre dhe ka parë ambientin ku ata grevojnë.
Minatorët janë shprehur se janë të palëkundur në kërkesat e tyre, dhe se nga aty mund të dalin vetëm me ambulancë apo të vdekur.
“Na nuk kemi lypë diçka tjetër përveç disa gjanave elementare, pagën, dorëheqjen e menaxherit dhe sigurimin shëndetësor. Na jemi të vendosur, me emergjencë munen me na qit jashtë ose të vdekur.” – deklaroi njëri nga minatorët për Veriu.info.
Ai ka thënë po ashtu se nuk janë vizituar nga asnjë zyrtar qeveritar.
Një minator tjetër e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e ministrisë së ekonomisë për rrogën mesatare prej 1200 euro në Trepçë.
“Po ka rrejt, po çfarë 1200 euro, ata e kanë ka 1250 euro” – deklaron ai.
Një tjetër minator ka thënë se kanë luftuat me Serbinë e le më me këta.
Videon më poshtë:










