I pyetur nëse kanë filluar inspektimet për të shqyrtuar veprimet e këtij institucioni lidhur me rastin, Hoti është përgjigjur se procesi ka nisur. “Po”, ishte përgjigjja e tij e shkurtë.
Ndryshe, inspektimet pritet të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave dhe të trajtimit institucional të rastit, në të cilin Arlinda Zekaj kishte raportuar më herët dhunën dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet.












