Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Ekonomisë jep sqarim lidhur me ankandin për parkun solar 100 MW

11/06/2025 - 13:28
në Ekonomi
A A
Ministria e Ekonomisë jep sqarim lidhur me ankandin për parkun solar 100 MW
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Ekonomisë ka lëshuar një komunikatë për media për të sqaruar procesin e ankandit për ndërtimin e parkut solar me kapacitet 100 megavat (MW), pas disa dezinformatave të publikuara në media. Ky projekt është zhvilluar në bashkëpunim me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes USAID-it.

Ministria thekson se të gjitha pretendimet për parregullsi apo favorizim janë të pabazuara dhe se i gjithë procesi është zhvilluar sipas standardeve më të larta të transparencës dhe konkurrencës.

“Çfarë nënkupton ankandi?

Ankandi është një procedurë konkurruese e organizuar nga institucionet publike (në këtë rast Ministria e Ekonomisë) ku investitorët ftohen të paraqesin oferta për ndërtimin e kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme (BRE), ndërsa institucionet publike në sektor të energjisë garantojnë blerjen e energjisë së prodhuar pas ndërtimit të këtyre kapaciteve. Në këtë proces, mes të gjithë aplikuesve të cilët plotësojnë kriteret teknike dhe financiare të përcaktuara në dosjen e ankandit, fitues shpallet aplikuesi i cili ofron çmimin më të ulët për shitje të energjisë.

Sipas legjislacionit në fuqi, në rastin e Kosovës blerësi i garantuar i energjisë së ripërtëritshme të ndërtuara me skema mbështetëse është KOSTT në cilësinë e Operatorit të Tregut ose të Operatorit të Burimeve të Ripërtëritshme. Prandaj, dokumentacioni i ankandit, përveç marrëveshjes për zhvillimin e projektit mes ME dhe fituesit, përfshin edhe një marrëveshje për blerje të energjisë (MBE) mes KOSTT dhe fituesit.

Çfarë përfitime sjell ankandi në krahasim me praktikën e mëhershme të feed-in tarifave?

Më herët mbështetja për BRE përmes feed-in tarifave tek të cilat: (i) çmimi ishte i përcaktuar në mënyrë administrative (sipas një metodologjie të ZRrE-së), (ii) qasje në informata kishte një numër i vogël e investitorëve, dhe (iii) aplikuesit fitonin në bazë të parimit “kush aplikon i pari, shërbehet i pari”. Prandaj, në proces jo të gjithë palët kishin informata dhe mundësi të barabarta, dhe edhe mes atyre që aplikonin nuk kishte konkurrencë që do të siguronte çmimin më të ulët të mundshëm për konsumatorët.

Nga ana tjetër, në procesin e ankandit tonë të gjithë investitorët potencial kishin informata të plota në mënyrë të barabartë përmes publikimit të dokumentacionit në fillim të procesit, dhe pastaj përmes procesit të sqarimeve përgjatë gjithë fazës konkurruese. Konkurrenca e fortë ka rezultoi me çmim tejet të 48.88 €/MWh. Ndërkohë, për krahasim, energjinë diellore të prodhuar nga kapacitetet solare të ndërtuara me feed-in tarifë më herët, konsumatorët e Kosovës në vitin 2024 e kanë paguar 161.6 €/MWh.

Çfarë garancioni i ka kërkuar Ministria e Ekonomisë investitorit për t’u siguruar që parku solar ndërtohet me sukses?

Sipas dokumentacionit të ankandit, Ministria e Ekonomisë ka kërkuar dhe aktualisht zotëron garancion bankar në vlerë 7.5 milionë Euro nga investitori. Ky garancion mbetet në fuqi deri në hyrjen në funksion të parkut solar dhe mund të tërhiqet nga ana e ME pa kushtëzime në rast se investitori nuk plotëson obligimet sipas marrëveshjes.

Çfarë është garancioni për të cilin është folur në disa medie dhe pse është kërkuar ky garancion nga aplikuesit?

KOSTT, si entiteti publik që garanton blejren e energjisë së ripërtëritshme përmes MBE-së, duhet të ketë një bilanc financiar pozitiv dhe qëndrueshmëri financiare për të qenë një palë e besueshme për investitorët që do të investojnë në ndërtimin e kapaciteteve energjetike.

Siç e ka sqaruar edhe KOSTT në komunikatën e tyre të datës 5 qershor 2025, gjatë procesit të këtij ankandi, ndërmarrja fatkeqësisht nuk kishte bilanc pozitiv financiar për shkak të problemit të mospagesës së energjisë elektrike në veri të vendit asokohe. Kjo situatë është konsideruar nga investitorët potëncialë si rrezik i mundshëm për mospagesë nga ana e KOSTT, dhe prandaj është kërkuar që KOSTT të ofrojë një garancion pagese pas hyrjes në funksion të impiantit për të garantuar pagesën e energjisë së blerë. Ky instrument do t’i mundësonte investitorit që në rast se KOSTT dështon të realizojë pagesën për energjinë që e ka pranuar sipas kontratës, ai të tërhiqte shumën e papaguar nga KOSTT nga banka. Pra, garancioni thjesht i garanton investitorit që ai paguhet sipas kontratës për energjinë që e ka prodhuar dhe ia ka shitur KOSTT-it për konsumatorët e Kosovës.

Ky instrument është praktikë e zakonshme që ndihmon edhe për të bërë projektin të financueshëm nga institucionet financiare ndërkombëtare.

A është lëshuar ndonjë garancion nga KOSTT, Ministrat apo ndonjë institucion tjetër kosovar?

Jo. Me marrëveshjen për blerjen e energjisë (MBE), KOSTT thjesht ka marrë përsipër të sigurojë garancionin bankar për të siguruar pagesën e energjisë së prodhuar pas hyrjes në funksion të parkut solar, që pritet të jetë gjatë vitit 2026. Ndërsa, ministrat kanë dhënë zotim politik se do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i ofruar ndihmë financiare KOSTT-it për këtë qëllim në rast se kjo është e nevojshme.

Kur është paraparë që garancioni bankar të bëhet pjesë e marrëveshjes së projektit dhe a ka ndikuar kjo në konkurrencë?

Në cfarëdo faze të projektit, secila palë pa përjashtim, qoftë individ apo kompani, ka pasur të drejtë të tërheqë dosjen e ankandit ku janë përfshirë të gjitha draft-marrëveshjet si dhe të gjitha pyetjet e palëve të tjera dhe përgjigjet e Ministrisë në këto pyetje përgjatë gjithë procesit konkurrues. Kjo është praktikë e zakonshme edhe në procedurat e prokurimit publik.

Në kuadër të pyetjeve dhe komenteve të palëve janë pranuar edhe një numër kërkesash me shkrim nga investitorë të huaj të cilët kanë kërkuar një garancion bankar për të garantuar kredibilitetin dhe aftësinë e pagesës së KOSTT si Blerës i Garantuar. Përmes përgjigjeve në pyetjet e pranuara, përpara përfundimit të afatit të pyetjeve, është konfirmuar se një instrument i tillë do të ofrohet.

Të gjitha marrëveshjet projektit, përfshirë dhe MBE-në, kanë marrë formën finale para mbylljes së afatit të aplikimit në ankand, pra kur nuk është ditur fituesi. Rrjedhimisht, çfarëdo lloj insinuate për favorizim të ndonjë kompanie nuk ka se si të jetë e vërtetë.

Ofrimi i garancionit ka rritur sigurinë e investitorëve, që është faktor kyç për rritje të numrit të pjesëmarrësve dhe arritje tek çmimi më i ulët për konsumatorët.

Çfarë hapa të tjerë janë ndërmarrë për të siguruar konkurrencë në këtë proces?

Përgjatë kohës sa ka qenë i hapur procesi, Qeveria e Republikës së Kosovës me përkrahje nga USAID ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh promovuese në nivel vendor dhe ndërkombëtar me qëllim të rritjes së konkurrencës. Këto kanë përfshirë: konferencë me investitorët potencialë, publikime në media prestigjioze si The Economist, promovim përmes MPJD dhe të gjitha ambasadave të Kosovës, dhe takime të përfaqësuesve qeveritarë me investitorë potencialë gjatë vizitave në Francë, Gjermani, Austri, Turqi, Greqi dhe në COP28 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në fazën e parë të konkurrimit kanë aplikuar 6 kompani/konsorciume nga 6 shtete: Franca, Gjermania, Egjipti, Turqia, Zvicra dhe Kosova. Prej tyre, 5 i kanë plotësuar kriteret teknike dhe financiare dhe kanë vazhduar në fazën e dytë. Në fazën e dytë të ankandit, aplikantët e kualifikuar kanë garuar me njëri-tjetrin në formë elektronike duke ofruar çmime gjithnjë e më të ulëta për shitjen e energjisë. Pas një konkurrence të fortë në 4 raunde që ka zgjatur në total 7 orë, fitues është shpallur konsorciumi Orllati-Holdigaz-ZPV-Jaha Solar (nga Zvicra, Gjermania dhe Kosova, respektivisht) pasi që ka ofruar çmimin më të favorshëm prej 48.88 Euro/MWh, apo 35% më i ulët se çmimi tavan prej 75 Euro/MWh përcaktuar nga ZRrE. Konkurrimi përmes ankadit elektronik reversibil është bërë për herë të parë në Kosovë dhe është transmetuar live në RTK dhe në faqen e Ministrisë së Ekonomisë (link: https://www.facebook.com/share/v/1aJJCVjqqJ/).

A do të ndikojë ky garancion në tarifa të konsumatorëve?

Gjatë hulumtimit të tregut, KOSTT ka konstatuar se kosto e ofrimit të garancionit nga bankat në baza vjetore mund të jetë nga 0 deri në 1.7% të vlerës së garancionit. Në rast se kostot eventuale do të refkeltoheshin në tarifa, kjo do të përkthehej në një ndikim të neglizhueshëm prej 0.0002%. Për ilustrim, kjo do të thotë që nëse dikush paguan faturë mujore prej 5,000 Euro, fatura do t’i bëhej 5,000 Euro e 1 cent.

Nga ana tjetër, çmimi i ulët i energjisë i siguruar përmes konkurrencës në këtë ankand, ku ka kontribuuar edhe ofrimi i opsionit të garancionit, përkthehet në përfitime vjetore milionëshe për konsumatorët e vendit.

Pse është i rëndësishëm informimi i drejtë dhe i saktë i publikut për këtë proces?

Duke qenë ankandi i parë, Ministria e Ekonomisë dhe të gjitha institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekjet maksimale që i gjithë procesi të jetë fer e transparent, sepse kjo ndikon jo vetëm në konkurrencën dhe çmimin për konsumatorët në këtë proces, por edhe krijon imazhin e Kosovës dhe të riskut të investimeve ne energji në Kosovë për të ardhmen. Me ankandin tonë të parë solar, Kosova e ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për investime të tilla. Për ilustrim, ankandi solar i Kosovës është cituar si shembull suksesi nga Asociacioni i Rregullatorëve të Energjisë ERRA, duke e cilësuar si “…një proces ofertimi transparent dhe gjithëpërfshirës i cili ka tërhequr një numër të madh pjesëmarrësish, duke ulur çmimin e ofertës në seancat e njëpasnjëshme…” (link https://erranet.org/erra-regulatory-story-of-the-quarter-kosovos-first-solar-auction).

Informimi i drejtë dhe i saktë për këtë proces nga të gjitha palët i kontribuon mirëmbajtjes së këtij imazhi pozitiv, duke kontribuuar në tërheqjen e investitorëve të rinj, që përkthehet në konkurrencë e çmime më të favorshme për qytetarët e Kosovës.

Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar të ofrojë informim të saktë, sqarime të plota dhe transparencë të vazhdueshme për secilën politikë dhe proces, në funksion të interesit publik.”, thuhet ne komunikaten e Ministrise.

JU REKOMANDOJMË

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës godet bizneset dhe qytetarët, çmimet tavan nuk janë zgjidhje

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës godet bizneset dhe qytetarët, çmimet tavan nuk janë zgjidhje
28/07/2026 - 18:28

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë, duke vlerësuar se kjo situatë ka pasoja të...

Më shumëDetails

Mërgimtarë, bëhuni me banesën e ëndrrave tuaja te Bujaria Home në Mitrovicë

Mërgimtarë, bëhuni me banesën e ëndrrave tuaja te Bujaria Home në Mitrovicë
26/07/2026 - 17:59

Kompania ndërtimore Bujaria Home po vazhdon me intensitet të lartë ndërtimin e kompleksin banesor në njërën prej zonave më të qeta të Mitrovicës. Ky kompleks banesor karakterizohet me...

Më shumëDetails

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen
25/07/2026 - 22:54

Çmimi i naftës ka pësuar rritjen më të madhe që nga muaji maj, duke arritur në 1.72 euro nga 1.69 euro sa ishte dje. Sipas njoftimit të Ministrisë,...

Më shumëDetails

Blej Penthouse ideal të gatshëm për banim në Vushtrri te “Dijari” Sh.P.K.

Blej Penthouse ideal të gatshëm për banim në Vushtrri te “Dijari” Sh.P.K.
25/07/2026 - 12:56

Kompania e shquar ndërtimore “Dijari” Sh.P.K. po vazhdon ndërtimin e shumë objekteve banesore në lokacione të ndryshe, duke ofruar zgjedhje ideale për secilën familje. Krahas numrit të madh...

Më shumëDetails

Çmimet globale të naftës bien sërish nën 100 dollarë pas rritjes së madhe

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
24/07/2026 - 17:10

Çmimet globale të naftës ranë të premten, disa orë pasi kishin kaluar nivelin prej 100 dollarësh për fuçi për herë të parë në dy muaj. Çmimi i naftës...

Më shumëDetails

Hapja madhështore e Neptun Kosova në Prizren, ju pret një gamë e gjerë e produkteve

Hapja madhështore e Neptun Kosova në Prizren, ju pret një gamë e gjerë e produkteve
21/07/2026 - 16:55

Neptun Kosova ka hapur dyqanin e ri në Prizren, ku ju presin gamë e gjerë e produkteve, shkruan Veriu.info. Ky dyqan gjendet në South Park. Nga teknologjia më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria ndalon përgjegjësin e kompanisë ndërtuese “Vllezërit Asllani” dhe dy persona të tjerë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë