Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Financave arsyetohet për mos-ekzekutimin e shtesave për policë

29/03/2025 - 04:03
në Ekonomi, Lajme
A A
Ministria e Financave arsyetohet për mos-ekzekutimin e shtesave për policë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e Policisë së Kosovës deklaroi më herët gjatë ditës se disa zyrtarëve policorë nuk u janë ekzekutuar të hollat e fituara nga orët shtesë dhe ndërrimet e natës.

“Në prag të festës, policët nuk e kanë marrë pagën e merituar, e cila është e domosdoshme për planifikimin e angazhimeve të tyre familjare dhe personale. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre dhe ka krijuar pasiguri në lidhje me realizimin e angazhimeve të përditshme. Pavarësisht përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme të zyrtarëve policorë, deri më tani nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar nga Qeveria për këtë çështje”, deklaroi Sindikata.

Lidhur me këtë, nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve thonë se përgjegjësia mbi përgatitjen e listave të pagave, e njëkohësisht edhe sigurimin se shuma e urdhëruar për pagesë është brenda kufijve buxhetorë të miratuar në ligjin për ndarje buxhetore, i takon secilës organizatë buxhetore përkatëse.

Në një deklaratë zyrtare, MFPT-ja pohon se Thesari vetëm sigurohet që shuma është në përputhje me ndarjen buxhetore, dhe e bën procesimin e pagesës nëpër llogari individuale. Këta të fundit, sipas Ministrisë, kanë njoftuar me kohë organizatat buxhetore që të sigurohen se janë brenda buxhetit.

“U takon organizatave buxhetore përkatëse që të planifikojnë buxhetin vjetor nëpër muaj, dhe të sigurohen se kanë buxhetin e mjaftueshëm kur miratojnë shtesa tjera mbi pagën bazë. Çdo tejkalim i ndarjes buxhetore proporcionale mujore, mund të rezultojë në situata ku bëhet i pamundur ekzekutimi i plotë.

MFPT edhe njëherë shpreh gatishmërinë që të ofrojë mbështetje për të gjitha organizatat buxhetore që ato të bëjnë planifikimet e duhura dhe të sakta, çdoherë në pajtim me legjislacionin në fuqi, ashtu që të tejkalohet kjo situatë për muajt në vijim dhe mundi e puna të kompenzohet përkitazi për të gjithë ata që kanë punuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

JU REKOMANDOJMË

Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë

Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë
15/09/2026 - 23:18

Dhimbjen për vdekjen e vëllait, Azem Krasniqi, Jakup Krasniqi do të dëshironte ta ndante me familjarët e tij. Ish-zëdhënësi i UÇK-së, që ndodhej nën masën e paraburgimit nga...

Më shumëDetails

Familja e ish-presidentit Thaçi në Hagë para vendimit

Familja e ish-presidentit Thaçi në Hagë para vendimit
15/09/2026 - 22:52

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi ndodhet në Hagë para vendimit, kur kanë mbetur edhe pak orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Familja e Thaçit...

Më shumëDetails

Video e rrallë: Thaçi, Veseli, Limaj e të tjerët bashkë si kurrë më parë

Video e rrallë: Thaçi, Veseli, Limaj e të tjerët bashkë si kurrë më parë
15/09/2026 - 22:39

Një video e rrallë e vitit 1999, e cila rikthen pamje nga ditët e luftës së Kosovës, shfaq bashkë disa prej figurave të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të...

Më shumëDetails

Masat e sigurisë në Hagë, policia pritet të konfiskoj flamujt dhe shtizat e qytetarëve të mbledhur atje

Masat e sigurisë në Hagë, policia pritet të konfiskoj flamujt dhe shtizat e qytetarëve të mbledhur atje
15/09/2026 - 22:33

Qytetarët e shumtë që janë mbledhur në Hagë në prag të verdiktit final ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë njoftuar për masat e policisë në terren. Sipas raportimit të...

Më shumëDetails

Limaj: Nesër shpallësi i Pavarësisë në bankën e të akuzuarve, sepse dikur mori guximin t’i hyjë luftës

Reagon Faton Bislimi: Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati
15/09/2026 - 22:21

Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të martën, një ditë para verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai tha...

Më shumëDetails

Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
15/09/2026 - 22:13

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në çështjen gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zbulohet 10-shja e parë e Big Brother VIP Kosova?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë