Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

30/09/2026 - 14:01
në Ekonomi, Lajme
A A
Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se 102 milionë euro do të ndahen në kontingjencën e pagave, me qëllim të mbulimit të kostos së pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik, si dhe pagesave retroaktive për diferencën e shtesës prej 0.5 për qind, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Që nga ky vit me anë të Ligjit për ndarje buxhetore e kemi mbuluar shtesën prej 0.5 për qind, mirëpo hapësira e pambuluar që ka mbetur është prej kur ka hyrë ligji i pagave në fuqi deri në fund të vitit të kaluar, pjesë e cila parashihet të mbulohet me këtë ndarje”, ka deklaruar Murati në mbledhjen e Qeverisë.

Sipas tij, nga kjo ndarje buxhetore do të ndahen edhe 20 milionë euro për pensionet bazike, për të mbuluar rritjen e numrit të pensionistëve.

“Gjithashtu edhe një pjesë tjetër prej 20 milionë eurosh parashihet të dedikohet tek pensionet bazike që të mbulohet kostoja e rritjes së natyrshme të pensionistëve”, ka shtuar ai.

Vitin e kaluar, Qeveria kishte ndarë pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

Ndërkaq, shtesa prej 0.5 për qind lidhet me përvojën e punës në sektorin publik. Sipas skemës së mëparshme, për çdo vit përvojë pune punonjësit përfitonin 0.5 për qind shtesë mbi pagën bazë. Kështu, një punëtor me 10 vjet përvojë përfitonte shtesë prej 5 për qind.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në vitin 2022, kjo shtesë u ndryshua. Për 15 vitet e para të përvojës, ajo u përgjysmua në 0.25 për qind për vit, ndërsa pas vitit të 15-të aplikohej norma prej 0.5 për qind.

 

JU REKOMANDOJMË

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
30/09/2026 - 14:53

Gjykata Kushteteuse konstatoi një javë më parë se Kuvendi u konstituua me mbi një muaj vonesë, por nuk tha se kjo ka ndonjë pasojë. Në aktgjykimin e plotë,...

Më shumëDetails

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
30/09/2026 - 14:43

Gjyqtarja franceze, Michele Picard do të kryesojë Panelin e Gjykatës së Apelit në procedurën e apelit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit...

Më shumëDetails

Dhomat e Specializuara: Ende nuk është caktuar data e aktgjykimit në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë

LAJMI I FUNDIT: Specialja merr këtë vendim për Hashim Thaçin
30/09/2026 - 14:31

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se ende nuk është caktuar data për shpalljen e aktgjykimit në rastin e Hashim Thaçit dhe të...

Më shumëDetails

Pacolli thotë se fitoi padinë ndaj Faton Pecit për shpifje e fyerje: Gjykata e detyroi për kompensim jomaterial

Pacolli thotë se fitoi padinë ndaj Faton Pecit për shpifje e fyerje: Gjykata e detyroi për kompensim jomaterial
30/09/2026 - 14:19

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka thënë se sot ka marrë një aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë për padinë që ai kishte ushtruar ndaj ish-ministrit Faton Peci, tashmë kryetar...

Më shumëDetails

Ymeri: Mbi çerek shekulli në politikë, asnjë investim nacional – Kurti, shembulli më i keq i mundshëm i rinisë në politikë

Ymeri: Mbi çerek shekulli në politikë, asnjë investim nacional – Kurti, shembulli më i keq i mundshëm i rinisë në politikë
30/09/2026 - 14:12

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale. Ymeri ka komentuar karrierën politike të Kurtit, duke...

Më shumëDetails

Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit

Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
30/09/2026 - 13:57

Rrjedhja e afatit për zgjedhjen e Presidentit për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës nisi më 8 gusht dhe do të përfundojë më 6 tetor. Kështu konstatoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë