Në Kosovë është shndrruar në fenomen mashtrimi i konsumatorëve përmes çmime me “oferta” në zbritje nga marketet.
Një qytetar ka denoncuar një rast në redaksinë e Veriu.info, duke thënë se është mashtruar nga marketi Durmart me çmim të farave të zeza.
“A ka mundësi me postu këtë mashtrim me aksion të farave 1.29. M’u m’i ka pagu 1.89 euro edhe plus ju thash fola me zëvendës-menaxherin (në Iliridë të Mitrovicës) edhe tha na s’kem faj s’i kthejnë as paret”, ka thënë qytetari për Veriu.info.
Konsumatori ka dërguar edhe kuponin fiskal, së bashku me foto të produktit të blerë.















