Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mjekë të huaj punojnë në Kosovë pa licenca

01/05/2023 - 14:23
në Kryesore, Lajme
A A
Mjekë të huaj punojnë në Kosovë pa licenca
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe pse e ndaluar me ligj, në Kosovë ka mjekë të huaj që ushtrojnë veprimtaritë e tyre pa u lajmëruar dhe pa u licencuar nga institucioni përkatës.

Për këtë shkelje, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ka shqiptuar në vitin 2022 së paku 26 gjoba.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë thuhet se “Inspektorati Shëndetësor ka hasur në raste të ofrimit të shërbimit shëndetësor nga mjekë jokosovarë pa vendim për angazhim të përkohshëm nga Bordi Qendror për Regjistrim dhe Licencim nga Ministria e Shëndetësisë”.

Sipas Ligjit për dhënien e lejes për punë dhe punësimin e shtetasve të huaj në Kosovë, secili person që hyn në Kosovë për punë, duhet ta ketë lejen e qëndrimit dhe atë të punës.

Një Udhëzim Administrativ për licencimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësorë, i nxjerrë në tetor të vitit të kaluar, i obligon institucionet shëndetësore, publike dhe private, që të paraqesin kërkesë për leje apo licencim, në rast se angazhojnë profesionistë të huaj shëndetësorë.

Leja dhe licencimi bëhet nga Bordi për Regjistrim dhe Licencim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe monitorohet nga Inspektorati Shëndetësor.

Në bazë të Udhëzimit Administrativ, institucionet shëndetësore që kanë të punësuar profesionistë të huaj shëndetësorë pa leje, gjobiten me 5.000 deri në 8.000 euro. Mjeku ose ndonjë profesionist tjetër shëndetësor i huaj, që punon pa leje pune, mund të gjobitet me 500 deri në 1.500 euro.

Nga Inspektorati Shëndetësor tregojnë për REL-in se rastet zbulohen zakonisht gjatë bisedave me pacientë, të cilët i përshkruajnë mjekët dhe i japin emrat e tyre, por ata emra nuk figurojnë në librin e shënimeve të institucionit shëndetësor. Mjekët nga shteti i Turqisë përmenden në mënyrë të veçantë.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës shprehin shqetësim për mënyrën sesi funksionojnë dhe licencohen mjekët ndërkombëtarë në Kosovë.

Kryetari i kësaj ode, Pleurat Sejdiu, thotë se mjekët e huaj, të cilët kryejnë shërbime në Kosovë, sipas ligjit, duhet të anëtarësohen fillimisht në këtë odë, por, sipas tij, ata nuk e bëjnë një gjë të tillë.

“Jemi të vetmit në Evropë dhe më gjerë, ku licencimin e tyre [mjekëve të huaj] e bën Ministria e Shëndetësisë dhe jo Oda. Nuk kemi të dhëna rreth aktivitetit të tyre. Me Ligjin e shëndetësisë, ata duhet të anëtarësohen në Odë, por me Udhëzimin Administrativ ky obligim është hequr”, thotë Sejdiu për Radion Evropa e Lirë.

“Inspektorati Shëndetësor, në këtë aspekt, nuk bashkëpunon me ne”, shton ai.

REL-i kontaktoi tri spitale private në Kosovë, për të cilat është në dijeni se herë pas here angazhojnë mjekë të huaj për të dhënë shërbime, por nga asnjëri prej tyre nuk pranuan të flasin për këtë temë.

Bujar Vitija, kryeredaktor i gazetës “Shneta” që raporton për sektorin e shëndetësisë në Kosovë, thotë se mjekët e huaj që ofrojnë shërbime në Kosovë, në shumë raste, bëjnë shkelje ligjore duke mos i plotësuar të gjitha kriteret për licencim, ose duke mos u licencuar fare në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Në disa raste, këta mjekë vijnë për të rekrutuar pacientë për t’i trajtuar në vendet e tyre”, thotë ai, pa specifikuar më shumë.

“Disa prej kritereve që nuk i plotësojnë, janë: mosnjohja e gjuhës shqipe, mosanëtarësimi në Odën e Mjekëve, mosregjistrimi për licencim në Ministrinë e Shëndetësisë…”, shton Vitija.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet t’i rrisë kapacitetet e Inspektoratit Shëndetësor dhe të kërkojë më shumë përgjegjësi në monitorimin dhe mbikëqyrjen e këtyre rasteve.

“Ata [mjekët e huaj] vijnë si turistë në Kosovë, zhvatin pacientët kosovarë dhe në shumë raste kalojnë pa u vërejtur fare nga Inspektorati Shëndetësor”, thotë Vitija.

Në Inspektoratin Shëndetësor punojnë gjithsejtë 13 zyrtarë: kryeinspektori, asistenti ekzekutiv, zyrtari i arkivit dhe dhjetë inspektorë shëndetësorë.

Kosova, viteve të fundit, është duke u përballur me mungesë mjekësh dhe infermierësh, pasi një numër i tyre ka migruar kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje profesionistëve të fushave të ndryshme mjekësore në mesin e mërgatës shqiptare, që të angazhohen dhe punojnë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës. REL

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë