Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mjetet vetanake, tatimi në pronë – betejat e ‘pafundme’ të Muratit me komunat

05/09/2023 - 16:44
në Lajme
A A
Mjetet vetanake, tatimi në pronë – betejat e ‘pafundme’ të Muratit me komunat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mospajtimet mes komunave dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, s’kanë mbarim. Përplasjet që filluan për mjetet vetanake të komunave, po vazhdojnë lidhur me Ligjin për Tatimin në Pronë, me të cilin komunat obligoheshin t’iu falin qytetarëve tatimin deri në vlerën 100 euro. Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Nenin që parasheh ketë, duke vendosur masë të përkohshme deri më 30 nëntor, kur praktikisht veçse përfundon afati për pagesën e këstit të dytë.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dje zbatimin e nenit 5 të Ligjit të ndryshuar për tatimin në pronë, i cili parashihte faljen e tatimit deri në 100 euro për qytetarët nga ana e komunave.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur”, thuhet në njoftim e lëshuar nga Kushtetuesja.

Sipas këtij ligji, parashihej që “vendimi për faljen e tatimit në prone merret nga kuvendi komunal i çdo komune më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji”. Ky ligj ka hyrë në fuqi më 14 gusht.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës e kanë mirëpritur vendimin e Kushtetueses dhe besojnë se edhe vendimi final do të jetë në favor të komunave.

“Ne si Asociacion i Komunave të Kosovës gjithmonë i kemi besuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ndarjes së drejtësisë. Kemi qenë të bindur se ky vendim do të jetë pro komunave, e kemi mirëpritur këtë vendim dhe besojmë që edhe vendimi final do të jetë pro komunave, se përndryshe komunat do të humbin rreth 30 milionë euro”, tha Ibrahimi.

Pas vendimit të Kushtetueses, ka reaguar edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Murati ka thënë se “garda e vjetër”, duke aluduar për opozitën, po fshihen pas Gjykatës Kushtetuese.

“Masa e pezullimit është vendosur deri më 30 nëntor, mjaftueshëm sa për të qenë më vonë se afati i fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë, që është me 30 shtator.

Pra po del ajo që pata paralajmëruar për gardën e vjetër, se qëllimin e kanë që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese””, ka shkruar Murati.

Kjo s’është hera e parë që Murati ka përplasje me komunat në vend. Para disa muajve, mollë sherri ishin bërë mjetet vetanake të komumave. Me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore, Murati ua kishte bllokuar komunave mjeteve vetanake.

Shuma e mjeteve vetanake që ishin bllokuar ishte 37.5 milionë euro. Zhbllokimi i këtyre mjeteve ishte bërë tek pasi Lidhja Demokratike e Kosovës kishte kushtëzuar Qeverinë për to, me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pas kësaj, Qeveria kishte inicuar ndryshimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore.

Qeveria Kurti kishte planifikuar që t’ua marrë komunave mjetet vetanake të pashpenzuara nga vitet paraprake, përmes Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2023.

Për këtë çështje kishte alarmuar fillimisht kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në rastin e të cilit bëhej fjalë për 38 milionë euro.

Ai e kishte kundërshtuar fuqishëm fjalinë e paragrafit 6 të Nenit 9 të Projekt-buxhetit për vitin 2023, ku thuhet se “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesëe Fondit të Kosovës në bilancin bankar”.

Kjo fjali ishte fshirë pastaj përmes një amandamenti të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo parti kishte paralajmëruar se do ta dërgonte Ligjin në Gjykatën Kushtetuese, nëse s’do të votohej amandamenti. Edhe pse ky amandament ishte kundërshtuar nga Ministri Murati, pro tij kishin votuar edhe deputetët e partisë në pushtet.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë