Kroacia mbrëmë përfundoi rrugëtimin e saj në Botërorin 2026.
Eliminimi i mbrëmshëm në Toronto nga Portugalia, ishte një goditje për “Vatrenin” të cilët nuk arritën të replikojnë sukseset e viteve 2018 dhe 2022.
Kjo ndeshje shihej si e fundit për legjendën kroate, Luka Modriq i cili kishte njoftuar se ky Botëror do të ishte i fundit për të.
Mirëpo pas ndeshjes, u pyet rreth kësaj çështjeje, por tha se nuk është koha për të folur për këtë temë.
“Nuk është koha për të folur për këtë. Do ta mësoni vendimin tim së shpejti. Në pjesën e dytë, dhamë një nga ndeshjet tona më të mira. Meritonim më shumë , por ky është futbolli”, u shpreh Modriq.













