Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Moscertifikimi i Srpska nga KQZ, Ambasada e SHBA’ve: Veprim i i motivuar politikisht, palët që kanë problem t’i drejtohen PZAP

23/12/2024 - 19:20
në Kryesore, Lajme
A A
Moscertifikimi i Srpska nga KQZ, Ambasada e SHBA’ve: Veprim i i motivuar politikisht, palët që kanë problem t’i drejtohen PZAP
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kanë reaguar në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një përgjigje për media, Ambasada Amerikane shprehet thellësisht e shqetësuar me me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Në njoftim thuhet se vendimi është i motivuar politikisht, duke kërkuar nga palët që kanë problem që t’i drejtohen Panelin Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Jemi thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska. Veprimet e KQZ-së rreptësisht duhet të kufizohen në zbatimin e standaredeve dhe procedurave ligjore dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike”, thuhet në njoftim.

“Ne jemi të shqetësuar nga përfshirja e hapur e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kandidatëve në KQZ. Veprime të tilla dëmtojnë parimet themelore demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, meqenëse ia çelin derën ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor”, vazhdon njoftimi.

Ambasada thekson rolin e KQZ në në mbikëqyrjen e zhvillimit të zgjedhjeve, duke shtuar se ligji duhet të zbatohet.

“KQZ-ja luan rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e zhvillimit të zgjedhjeve dhe për të siguruar që ligji zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Përgjegjësitë e tij duhet të mbesin rreptësisht vetëm në procedurat ligjore, e jo në shqyrtimet politike”.

“Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që kanë probleme me proceset e KQZ-së që të shfrytëzojë mekanizmat institucionalë në fuqi, përkatësisht Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Të gjithë kandidatët që kualifikohen duhet të lejohen të garojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me ligjin kosovar. Është thelbësore që votuesit e jo organet politike, të vendosin se kush i përfaqëson ata”, thuhet në njoftim. /Gazta Express

JU REKOMANDOJMË

Kamberi: Vuçiq e paraqet listën e përbashkët të shqiptarëve si armik

Kamberi: Vuçiq e paraqet listën e përbashkët të shqiptarëve si armik
12/10/2026 - 19:29

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar Aleksandar Vuçiqin se po sulmon listën e përbashkët të partive shqiptare, duke thënë se kjo çështje...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen, Çitaku: Në asnjë pikë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë

Çitaku: “Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar në MPJD
12/10/2026 - 19:01

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Ligji për Specialen nuk synon shmangien nga drejtësia, por rikthimin e procesit gjyqësor në Hagë në atë që...

Më shumëDetails

Sadiku: Sulmet e VV-së ndaj Përparim Ramës janë të ulëta, kryetari të bashkëpunojë me prokurorinë për të sqaruar procesin

Sa paguhet një deputet dhe cilat janë përfitimet shtesë, Sadiku publikon disa statistika interesante
12/10/2026 - 18:52

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, vlerëson se “sulmet ndaj kryetarit të Prishtinës nga aktivistë, anëtarë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë të ulëta dhe të dobëta”.Në një postim...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
12/10/2026 - 18:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim një delegacion amerikan të udhëhequr nga senatorja Jeanne Shaheen, pjesë e të cilit ishte edhe senatori Dick...

Më shumëDetails

Në pushtetin e Kurtit, “Santefarm” fitoi 87 tenderë mbi 54 milionë €, kompania kishte aksionar një serb nga Beogradi

Në pushtetin e Kurtit, “Santefarm” fitoi 87 tenderë mbi 54 milionë €, kompania kishte aksionar një serb nga Beogradi
12/10/2026 - 18:18

Kompania farmaceutike “Santefarm”, e cila tash është në pronësi të Milaim Abdullahut, por në të kaluarën kishte aksionar serbin nga Beogradi Miomir Nikolliq, sipas të dhënave zyrtyare që...

Më shumëDetails

Vdes një punëtor në vendin e punës në një objekt ndërtimi në Ferizaj

Vdes një punëtor në vendin e punës në një objekt ndërtimi në Ferizaj
12/10/2026 - 18:10

Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që mori pasi dyshohet se ra nga kati përdhesë në bodrum, në një objekt në ndërtim e sipër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

    Publikohet lista e Speciales me emrat e personave që konsiderohen viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjilan

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Nuk e hiq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë