Barcelona arriti një fitore bindëse me rezultat 2:5 ndaj Real Betisit, në kuadër të La Ligës, por një moment interesant jashtë aksionit të lojës ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar së fundmi, shihet Raphinha, duke i bërë me shenjë dhe duke i bërtitur bashkëlojtarit të tij, Lamine Yamal, që të largohej më shpejt nga fusha gjatë zëvendësimit.
Yamal, i cili tashmë kishte një karton të verdhë, rrezikonte të ndëshkohej për herë të dytë nëse zëvendësimi vonohej përtej kohës së lejuar. Braziliani reagoi menjëherë, duke u përpjekur ta paralajmëronte talentin spanjoll për të shmangur një ndëshkim të panevojshëm.
Raphinha reminding Lamine to leave the pitch quickly on his substitution because he was already on a yellow and was on the risk of a red.
“Lamine… time, time, time. Come on”
Captain 🔥👏
https://t.co/s2Q0vh6JWg— BarçaTimes (@BarcaTimes) October 17, 2026
Kujtojmë që javën e ardhshme, Barcelona luan ndeshjen ndaj Real Madridit./Indeksonline/

















