Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar situatën e krijuar brenda LDK-së pasi Kurti e Abdixhiku u pajtuan për emrin e Presidentit.
Muharremi përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur Kurtin “kasap të LDK-së”, tha se ai ia arriti qëllimit për me e përça partinë.
“LDK nuk është më vetja, duket si një degë e LVV-së e ngjashëm sikur GUXO, asgjë më shumë. Disa njerëz aty duken argat të Kurti e LVV-së e edhe të dreqit se dame edhe Kosovës po i shkaktojnë, jo vetëm partisë së tyre”, shkroi Muharremi.
Tutje, Muharremi vlerësoi se çështja për zgjedhjen e presidentit është lojë politike e Kurtit për të shkuar në zgjedhje përsëri.
Postimi i plotë:
Kasapi i LDK-së fitoi me ndihmën e argatëve të tij
A ju kujtohet sa herë e ka përsërit shoku AK që “nevojiten 85 a 86 deputetë me zgjedh presidentin, se mundet me dështu…”
Pastaj thojke “duhet siguri ma e madhe, nuk shkohet me 80 deputetë aty me dështu”.
E tash, përnjëherë, disa besojnë që ai ka shku me zgjedh presidentin me fiks 80 vota, e disa prej tyre shumë të pasigurta qysh në start?
Ata që nuk e kanë kuptuar që kjo është lojë politike e zvarritjes për me shku në zgjedhje përsëri, e sidomos një projekt i fajësimit të LDK-së dhe ndarjes së saj, janë naivë në politikë.
Tash plani i tij u arrit 100%, me ndihmën e disa personave që duket se e kanë kidnapuar LDK-në, se kjo parti ma nuk po punon për interesat e saj dhe të Kosovës, por vetëm për interesat e disa individëve.
E Kosova mbetet e bllokuar. Kësaj bllokade tash, fatëkeqësisht, po i kontribuojnë edhe disa figura të LDK-së që janë të konsumuara dhe të humbura, e që krejt çka mendojnë është me qenë në funksione e pozita dhe me pas qasje në resurse publike.
Njerëzit që kanë kontribuar gjatë në LDK duhet me mendu dhe me gjetë zgjidhje që këtë parti me e kthy në vetveten e saj, në origjinalen e saj, dhe me u fokusu në kauza, parime dhe qëllime për Kosovën.
LDK nuk është më vetja, duket si një degë e LVV-së e ngjashëm sikur GUXO, asgjë më shumë. Disa njerëz aty duken argat të Kurti e LVV-së e edhe të dreqit se dame edhe Kosovës po i shkaktojnë, jo vetëm partisë së tyre.
Albin Kurti, kasapi i LDK-së, e arriti qëllimin e tij maksimalisht me ndihmën e disa personave që ia mundësuan me e përça dhe nda edhe ma shumë partinë, vetëm se donin pushtet për vete. E kështu i shkaktuan dëme të mëdha edhe partisë, edhe Kosovës.
Tani, nëse ka njerëz që besojnë në projektin dhe idenë e LDK-së tradicionale dhe orgjinale është kohë e fundit me shpëtu këtë parti nga kidnapimi dhe zyrtarizimi si vegël e degë e Kurtit dhe LVV-së.












