Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti.Kjo pasi sipas tij, nuk ka nivel të bashkëpunimit e as rishikim të buxhetit.“Ëshë viti i tretë që nuk kemi rishikim të buxhetit, mandej ka ndarje buxhetore që i disfavorizon komunat e ndryshme. Njëra nga këto është për infrastrukturë në komunën e Pejës. Kemi vitin e tretë me këtë qeveri dhe asnjë kilometër nuk është bërë në rrugën Kijevë-Zahaq”, tha Muhaxheri.Ai ka kritikuar edhe për mungesën e komunikimit me nivelin qendror.“Edhe komunikimi është i rënduar pothuajse me të gjitha ministritë”, tha ai.











