Armando Broja nuk është as në stol për Burnley, që sot po luan në transfertën e Totenhem.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare është pjesë e lojtarëve që mungojnë, ndërsa arsyeja tregohet të jetë mungesa e formës fizike për të qenë gati në ndeshje.
Burnley e beson Brojën si një element të rëndësishëm për të ardhmen. Duhet thënë se nuk vuan nga ndonjë dëmtim, ndërsa në momentin që do të jetë gati për të përballuar ndeshjen do të kthehet në fushën e blertë.