Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Murati: Vr@sja e Faton Hajrizit, dështim i sistemit të drejtësisë

19/07/2024 - 20:11
në Kryesore, Lajme
A A
Murati: Vr@sja e Faton Hajrizit, dështim i sistemit të drejtësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim e ka cilësuar vrasjen e të arratisurit nga burgu i Smrekornicës, Faton Hajrizit, nga autoritetet serbe në Loznicë, si një dështim të sistemit të drejtësisë dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Hajrizi, i cili javë më parë u arratis nga burgu i Smrekornicës, ku po vuante dënimin, është i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e dy të tjerëve një ditë më parë në afërsi të kufirit Serbi-Bosnjë e Hercegovinë.

Murati theksoi se rasti i Faton Hajrizit është një sagë e gjatë dhe e dhimbshme për familjen dhe shoqërinë e Kosovës. Ai e përshkruan këtë situatë si një dështim jo vetëm të sistemit të drejtësisë, por edhe të shoqërisë në përgjithësi, duke nënvizuar nevojën për më shumë punë në integrimin e personave të tillë.

“Ky rast simbolizon problemet më të thella që kemi në shoqëri, duke përfshirë gjendjen e burgjeve dhe situatën brenda tyre. Ne duhet të punojmë që njerëzit të dalin të integruar në shoqëri, e jo të bëhen fundamentalistë fetarë radikalë apo kriminelë më të regjur se kur hynë në burg”, tha Murati në emisionin “Info Plus” në RTK.

Sipas Muratit përgjegjësia duhet të kërkohet tek institucionet, të cilat sipas tij kanë përgjegjësi ligjore për të krijuar rrethana sigurie për të burgosurit dhe për t’i edukuar ata, teksa vuri në dukje se institucionet kanë përgjegjësi edhe kur të burgosurit arratisen dhe duhet t’i kapin ata.

Gjithashtu, Murati në “Info Plus” foli rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke komentuar planin e sekuencimit për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve, të cilin të dyja palët ia kanë dorëzuar ndërmjetësuesit. Sipas tij, Kosova dhe Serbia nuk janë të gatshme për t’u marrë vesh dhe as për të zbatuar marrëveshje, sidomos derisa të sqarohet kush do të jetë në krye të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Për më tepër, Murati theksoi se asnjëra palë nuk do të bëjë hapa thelbësorë në dialog për shkak të zgjedhjeve në Amerikë.

JU REKOMANDOJMË

I infiltruar i CIA-s në Al-Kaeda? Historia e shqiptarit që përballet me deportimin nga SHBA

I infiltruar i CIA-s në Al-Kaeda? Historia e shqiptarit që përballet me deportimin nga SHBA
21/08/2026 - 07:48

Administrata e Presidentit Donald Trump po përpiqet të deportojë Blerim Skoron, një shtetas me origjinë nga Kosova, i cili pretendon se ka punuar për CIA-n dhe ka qenë...

Më shumëDetails

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve

Vendimi i dyshimtë i Komunës së Ferizajt për t’i dhënë tokë publike biznesmenëve
21/08/2026 - 00:04

Një vendim që pritet të diskutohet në Kuvendin e Komunës së Ferizajt ka ngritur reagime dhe pikëpyetje lidhur me mënyrën se si po menaxhohet prona publike. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë të lënduar nga përplasja e 3 veturave

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
20/08/2026 - 22:59

nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë. Në aksident të përfshira ishin 3 vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e konfirmoi zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Blerina...

Më shumëDetails

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Hamza pas intervistës së Thaçit: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë
20/08/2026 - 22:37

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin. Hamza i ka...

Më shumëDetails

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …
20/08/2026 - 22:23

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shmangur komentet për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Thaçi...

Më shumëDetails

“Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”, thotë Thaçi nga Haga

Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
20/08/2026 - 22:04

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportin me familjen, pamundësinë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe të ardhmen e tij politike,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Sipas dosjes së Prokurorisë tre të dyshuarit për fajde në Prizren i morën viktimës 90 mijë euro kamatë dhe e detyruan ta shes shtëpinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për fajde Beqir Selimi, gjatë ikjes nga policia shkeli me veturë një polic dhe një këmbësore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë