Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muriqi po i sjell Fenerbahces miliona euro, turqit e cilësojnë si asetin më të çmuar të klubit

28/11/2026 - 13:37
në Sport
A A
Muriqi po i sjell Fenerbahces miliona euro, turqit e cilësojnë si asetin më të çmuar të klubit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Fenerbahces, duke dëshmuar vlerën e tij me gola vendimtarë në Ligën e Kampionëve.

Mediumi turk Sabah i ka kushtuar një artikull të veçantë sulmuesit shtatlartë, duke e cilësuar atë si asetin më të çmuar të gjigantit turk, pas ndikimit të madh që ka pasur në rezultatet e fundit të skuadrës.

Muriqi ka qenë vendimtar në dy fitore shumë të rëndësishme të Fenerbahces në garën elitare evropiane, duke shënuar golat e triumfit ndaj Liverpoolit dhe Shakhtar Donetskut.

Fillimisht, sulmuesi kosovar realizoi golin e fitores 3-2 ndaj Liverpoolit, në një përballje spektakolare, ndërsa më pas vulosi triumfin minimal 1-0 kundër Shakhtarit, në stadiumin “Stamford Bridge” të Londrës.

Përveç rëndësisë sportive, golat e Muriqit kanë pasur edhe ndikim të drejtpërdrejtë financiar për klubin turk.

Dy fitoret e siguruara nga realizimet e tij i kanë sjellë Fenerbahces plot 4.2 milionë euro nga UEFA, pasi çdo triumf në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve shpërblehet me 2.1 milionë euro.

Ndërkohë, për çdo barazim në këtë fazë, klubet përfitojnë nga 700 mijë euro.

Forma e mirë e sulmuesit kosovar nuk kufizohet vetëm në Ligën e Kampionëve. Në edicionin aktual, Muriqi ka realizuar dhjetë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka regjistruar edhe dy asistime.

Falë kontributit të tij, Fenerbahce ka grumbulluar tetë pikë pas pesë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe ndodhet në pozitë të mirë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të garës.

JU REKOMANDOJMË

Zhegrova uron 28 Nëntorin me shqiponjën dykrenare

Zhegrova uron 28 Nëntorin me shqiponjën dykrenare
28/11/2026 - 14:37

Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe futbollisti i Juventusit, Edon Zhegrova, ka uruar festën e 28 Nëntorit përmes një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi dardan ka publikuar një...

Më shumëDetails

Ish e dashura e Lamine Yamalit trondit me deklaratën e saj: E përdora vetëm për famë

Ish e dashura e Lamine Yamalit trondit me deklaratën e saj: E përdora vetëm për famë
27/11/2026 - 17:31

Rep-artistja argjentinase 18-vjeçare, Nicki Nicole, e cila ka qenë në lidhje me yllin e Barcelonës, 19-vjeçarin Lamine Yamal, ka bërë një rrëfim të papritur gjatë një interviste të...

Më shumëDetails

Sunderlandi ia zgjat kontratën Granit Xhakës deri në vitin 2029, zbulohet klauzola që nuk ishte bërë publike

Interesime të shumta për Granit Xhakën, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë
26/11/2026 - 20:23

Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone të tjera, pasi klubi anglez ka aktivizuar një klauzolë të kontratës së tij, e...

Më shumëDetails

Mourinho e merr nën përkujdesje Viniciusin, dëshiron ta rikthejë në formën më të mirë

Mourinho e merr nën përkujdesje Viniciusin, dëshiron ta rikthejë në formën më të mirë
26/11/2026 - 17:43

Jose Mourinho e ka bërë prioritet rikthimin e Vinicius Juniorit në nivelin e tij më të mirë te Real Madridi. Trajneri portugez ka zhvilluar biseda private me futbollistin...

Më shumëDetails

Vedat Muriqi i jashtëzakonshëm, renditet i dyti në një statistikë të Ligës së Kampionëve

Vedat Muriqi i jashtëzakonshëm, renditet i dyti në një statistikë të Ligës së Kampionëve
26/11/2026 - 17:42

Vedat Muriqi mbrëmë shënoi një gol në fitoren e Fenerbahces 0:1 ndaj Shakhtarit në UEFA Champions League. Sulmuesi kosovar rënditet i dyti në një statistikë të këtij kompeticioni....

Më shumëDetails

Formacioni i javës në UEFA Champions League

Formacioni i javës në UEFA Champions League
26/11/2026 - 12:27

Mbrëmë u mbyll edhe java e pestë e UEFA Champions League, faza e ligës. Faqja e njohur e statistikave “Sofascore” ka publikuar formacionin e javës. Në këtë formacion...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në Mitrovicë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Emrat/ Këta janë katër të dyshuarit për 136 kilogramët me lëndë narkotike të kapur në aksionin në Kaçanik

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë