Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Murtezaj pas përfundimit të mandatit në ATK: Kemi dyfishuar të hyrat e kemi rritur numrin e bizneseve që paguajnë tatim

14/08/2025 - 13:44
në Lajme
A A
Murtezaj pas përfundimit të mandatit në ATK: Kemi dyfishuar të hyrat e kemi rritur numrin e bizneseve që paguajnë tatim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ilir Murtezaj ka reaguar pas përfundimit të mandatit të tij si drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), duke thënë se gjatë udhëheqjes së tij janë dyfishuar të hyrat e ATK-së e është rritur numri i bizneseve që paguajnë tatim.

Pasardhës i Murtezajt në krye të ATK-së do të jetë Mentor Hyseni, ish kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Murtezaj ka shkruar se gjatë mandatit të tij, nga 456 milionë euro sa kanë qenë të hyrat e ATK-së në vitin 2018, janë rritur në mbi 952 milionë euro në vitin 2024.

Ai po ashtu ka thënë se është rritur numri i bizneseve që paguajnë tatime, nga 49 mijë në vitin 2018, në mbi 66 mijë, sipas tij, në vitin 2025.

“Ngritje e inkasimit të borgjeve tatimore, nga 94 milionë euro sa ishin në vitin 2018, në mbi 220 milionë euro në vitin 2024. Përmisim i dukshëm i integritetit të institucionit, duke shënuar rënie të përcepcionit të publikut për korrupsion nga 35.3% sa ishte në vitin 2019, në 17.1% ne vitin 2024, Raporti i UNDP, i publikuar korrik 2024” – ka shkruar ndër të tjera Murtezaj.

Ai gjithashtu ka shkruar se gjatë mandatit të tij, ATK ka zhvilluar reforma të cilat, sipas tij, janë vlerësuar nga institucione vendore dhe ndërkombëtare.

“..ku si kulm i vlersimeve pozitive është Raporti i FMN-së i publikuar në Janar 2025, ku ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët matës është shumë më mirë se vendet ne zhvillim (përfshi vendet e Ballkanit) dhe në 5 nga 8 indikatorët matës të krahasohet me vendet e zhvilluara, përfshi vendet e BE-së” – ka thënë Murtezaj.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), tani e tutje do të ketë drejtor të ri. Ministria e Financave  më 13.08.2025 njoftoi se ATK-ja do të udhëhiqet nga Mentor Hyseni.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni”– thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Në njoftimin e saj, Ministria e Financave shkroi se procesi i përzgjedhjes se drejtorit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës ka qenë transparent dhe profesional.

“Procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë. MFPT ka besim të plotë që z.Hyseni se do të vazhdojë dhe avancojë punën e mirë që është bërë deri më tani, në shërbim të një administrate moderne, transparente dhe të drejtë”- thuhet në njoftim të MFPT-së.

Postimi i plotë i Murtezajt:

Të ndëruar kolegë, bashkëpunëtorë dhe qytetarë,
pas më shumë se dy dekadash shërbimi në Administratën Tatimore të Kosovës, dëshiroj të ndaj me ju se kam përfunduar rrugëtimin tim profesional brenda këtij institucioni, të cilin e fillova në vitin 2001 si Inspektor tatimor dhe e përfundova me nder dhe përgjegjësi si Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës.
Ishte një udhëtim i gjatë, me shumë sfida, mësime dhe suksese të përbashkëta. Kam pasur privilegjin të jem pjesë e një institucioni kyç për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe të punoj me profesionistë të përkushtuar që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin dhe forcimin e sistemit tatimor në Kosovë.

Në mandatin tim si Drejtor i Përgjithshëm kemi zhvilluar shumë reforma dhe kemi shënuar shumë rezultate, të cilat reforma dhe rezultate u vlersuan nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, ku si kulm i vlersimeve pozitive është Raporti i FMN-së i publikuar në Janar/2025, ku ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët matës është shumë më mirë se vendet ne zhvillim (përfshi vendet e Ballkanit) dhe në 5 nga 8 indikatorët matës të krahasohet me vendet e zhvilluara (përfshi vendet e BE-së)!

Me poshtë po evidentoj vetem disa nga të arriturat kyçe:

* Ngritja e vlerësimit te institucionit të ATK-së, nga një institucion i krahasuar vetem me vendet e rajonit, tanimë ATK-ja konsiderohet institucion i modernizuar dhe i krahasuar me vendet e zhvilluara (vendet e BE-së),
* Ma teper se dyfishim i rritjes se te hyrës nga 456 mil euro sa ishin ne vitin 2018, në mbi 952 mil euro ne vitin 2024!
* Ngritje e inkasimit te borgjeve tatimore, nga 94 mil euro sa ishin ne vitin 2018, në mbi 220 mil euro në vitin 2024!
* Rritje e bizneseve qe paguajnë tatime, nga 49 mijë sa ishin ne vitin 2018, në mbi 66 mijë ne vitin 2025!
* Përmisim i dukshëm i integritetit te institucionit, duke shënuar rënje te percepcionit te publikut per korrupsion nga 35.3% sa ishte në vitin 2019, në 17.1% ne vitin 2024 (Raporti i UNDP, i publikuar korrik/2024). Ky permisim është si rezultat i vendosjes se mekanizmave të fortë të kontrollit, për ngritje të llogaridhënjës dhe përgjegjësis së stafit!

Në aspektin personal ndihem i përmbushur dhe shumë krenar për të gjitha këto suksese, dhe që faqebardh po perfundoj një kapitull te karrieres sime profesionale, duke hyrë i vetmuar ne dyert e ATK-së në vitin 2001, dhe duke dale me plotë miq dhe bashkëpuntor në vitin 2025!

Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe – kolegët, bashkëpunëtorët vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe qytetarët dhe bizneset me të cilët kemi ndarë një vizion të përbashkët për një Kosovë më të drejtë, më transparente dhe më të zhvilluar ekonomikisht.
Me përfundimin e këtij kapitulli, mbetem i hapur për angazhime të reja profesionale dhe shpresoj që përvoja dhe njohuritë e fituara gjatë këtyre viteve do të vazhdojnë të jenë në shërbim të vendit tim.

Me respekt dhe mirënjohje,
Ilir Murtezaj

JU REKOMANDOJMË

Putin sugjeron që me SHBA-në mund të arrijnë një marrëveshje për armët bërthamore, derisa vlerëson përpjekjet “energjike” të Administratës Trump
Lajme

Putin sugjeron që me SHBA-në mund të arrijnë një marrëveshje për armët bërthamore, derisa vlerëson përpjekjet “energjike” të Administratës Trump

14/08/2025 - 14:28
Prindërit e Astrit Deharit i shkruajnë letër prokurorit të rastit, kërkojnë informacione për epilogun e hetimeve
Lajme

Prindërit e Astrit Deharit i shkruajnë letër prokurorit të rastit, kërkojnë informacione për epilogun e hetimeve

14/08/2025 - 14:24
Shmangia e arkave fiskale, Shahini: Rrezikohen të ardhurat e shtetit dhe shpërblehen të pandershmit
Ekonomi

Shmangia e arkave fiskale, Shahini: Rrezikohen të ardhurat e shtetit dhe shpërblehen të pandershmit

14/08/2025 - 14:22
Miftaraj: Vendimi i Gjykatës Supreme është i qartë – deputetët që janë edhe ministër nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht dy funksione
Lajme

Keqplanifikimi dhe keqadministrimi shkaktarë që shumë institucione janë me ushtrues detyre, thotë Ehat Miftaraj

14/08/2025 - 14:21
KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar
Lajme

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

14/08/2025 - 14:19
Ramadan Morina ka shtetësi të Serbisë, gjykata e paraburgosi nga frika e arratisjes
Lajme

Ramadan Morina ka shtetësi të Serbisë, gjykata e paraburgosi nga frika e arratisjes

14/08/2025 - 14:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

    Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Gjykata Kushtetuese shpall kundër-kushtetues vendimin e nënshkruar nga Kurti

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Hajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë (Emrat)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij në rastin ku u vranë tre persona në Gjilan

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • VV e Vushtrrisë e degradon keq në listë ish kryetarin e komunës, nuk e rendit as në 10-shen e parë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë