Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu: Gjendja në veri mund të ndryshojë në çdo kohë, Kurti të ketë kujdes – veprimet pa koordinim me aleatët kushtojnë shumë

09/11/2022 - 19:34
në Lajme
A A
“Rri more rri, mos u frikëso”, Kurti lë seancën, Ganimete Musliu e quan frikacak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dorëheqje të shumta në të gjitha institucionet e Kosovës kanë ardhur ditëve të fundit nga serbët.

4 komunat në Mitrovicën Veriore kanë mbetur pa kryetarë, pasi ata kanë dhënë dorëheqje.

Të tilla kanë ndodhur edhe në Kuvend, Qeveri, Polici, Eulex.

Kjo sipas serbëve po bëhet për shkak të vendimit për riregjistrimin e targave RKS, të cilën po e kundërshtojnë. Ata po ashtu po kërkojnë formimin e Asociacionit.

Mirëpo, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, problemi i serbëve dhe Serbisë nuk është te targat por te plani franko-gjerman, i cili është refuzuar nga Serbia.

Ai ka thënë se nuk do ta shtyjë vendimin për targat siç po kërkohet dhe nga ndërkombëtarët, teksa ka shtuar se nuk mund të ketë prishje të raporteve me ndërkombëtarët, sidomos me Amerikën, pasi është vazhdimisht në kontakt me ta.

E, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, vlerëson se Kurti duhet ta lë anash egon e tij dhe të bashkëpunojë me opozitën, SHBA-të dhe BE-në.

Sipas saj, trazirat eventuale mund ta kthejnë shumë pas Kosovën dhe se shteti ynë nuk ia ka borxh këtë askujt.

“Kurti duhet ta lë mënjanë egon e tij ta respektojë të kaluarën e vendit tonë dhe të bashkëpunojë me opozitën, me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Kurti duhet ta evitojë përdorimin e fjalorit populist dhe të tregohet më pragmatik sepse trazirat eventuale mund ta kthejnë Kosovën mbrapa në të gjitha proceset. Këtë nuk ia ka borxh Kosova as Kurtit dhe askujt tjetër”, thotë ajo për Gazeta Blic.

Deputetja Musliu paralajmëron se situata në veri mund të ndryshojë në çdo kohë dhe se atje nuk zgjidhet situata me inate politike, derisa shton se çdo shkëputje e veprimeve nga aleatët tanë Kosovës mund t’i kushtojë rëndë.

“Situata e sigurisë në Veri mund të ndryshojë në çdo kohë, prandaj Qeveria e vendit duhet të jetë e kujdesshme në veprime. Situata në veri nuk zgjidhet me kokëfortësi dhe inate politike. Çdo shkëputje e veprimeve nga aleatët tanë Kosovës mund t’i kushtojë rëndë. Po të zgjidhej problemi i veriut me statuse në Facebook e me video kundër opozitës, sot nuk do të ishim ku jemi tani”, deklaron deputetja e PDK-së./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë