Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu kërkon shkarkimin e Sveçlës, drejtorit të Policisë dhe AKI’së: Albin bëje një akt si kryeministër normal

01/12/2024 - 15:03
në Lajme
A A
Musliu kërkon shkarkimin e Sveçlës, drejtorit të Policisë dhe AKI’së: Albin bëje një akt si kryeministër normal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thëën se “situata alarmante në veri” duhet të hetohet seriozisht dhe të merren masa adekuate ndaj personave që e cenojnë sigurinë.

“Pas dy sulmeve terroriste dhe gjetjes së gjithë atij arsenali të armatimit në veri, nuk mund t’i ikim pyetjes: KU ËSHTË SHTETI? Situata alarmante në veri nuk mund të mbetet në kuadrin e profilizimit mediatik as të Albinit e as të fansave të tij si Dimali, Mufali dhe Enveri , por duhet të hetohet seriozisht dhe te merren masat adekuate ndaj atyre që cenojnë sigurinë tonë dhe atyre që janë emëruar në krye të institucioneve që janë të thirrura për të garantuar sigurinë tonë.”

Musliu ka thënë se sulmet që ndodhën së fundi shpalosin “mangësi të theksuar të kontrolliit shtetëror në gjithë territorin e sidomos në atë pjesë ku tensionet dhe sfidat për sigurinë janë të pranishme për një kohë të gjatë”.

Ajo ka shtruar një pyetje: “Dhe pikërisht për këtë, sot, ne duhet të bëjmë vetëm një pyetje: Si mund të ndodhin sulme të tilla terroriste brenda një periudhe kohore kaq të shkurtër, pa u kapur në kohë nga organet tona shtetërore?”

Musliu ka thënë se është e pamundur të mos vihet në pikëpyetje serioziteti i ministrit të Punëve të Brendshme, Drejtorit të AKI’së, Drejtorit të Policisë dhe Kryeministrit.

“Në këtë kontekst është e pamundur të mos vëmë në pikëpyetje seriozitetim e Ministriit të Punëve të Brendshme, Drejtoriit të AKI dhe Drejtoriit të Policisë së Kosovës e mbi të gjitha të Kryeministrit të vendit.”

Ajo ka shtuar se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

“Dikush duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin në identifikimin dhe parandalimin e këtyre aktiviteteve që po rezultojnë në sulme terroriste. Kryeministri i këtij vendi, ashtu siç i ka emëruar, duhet edhe t’i shkarkojë për mos zbatim dhe lëshime të rënda të cilat kanë rrezikuar drejtpërdrejtë sigurinë e qytetarëve dhe kanë cenuar integritetin e shtetit.”

Musliu ka thënë se veriu nuk guxon të përdoret si kartë elektorale nga asnjë parti.

“Veriu i vendit nuk guxon të përdoret si kartë elektorale nga asnjë parti, por kjo nuk guxon në asnjë mënyrë të na step për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi përmes një hetimi të menjëhershëm dhe serioz.”

Sipas saj duhet të shkarkohen ministri Sveçla, drejtori i Policisë dhe ai i AKI’së.

“Hapi i parë në një situatë të tillë, është shkarkimi i personave përgjegjës, në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve për institucionet tona dhe të sigurohet një kontroll i plotë dhe efikas mbi territorin e vendit. Paralelisht duhet të bëhët e pamundura për të identifikuar dhe kapur kryerësit e këtyre akteve terroriste. Sepse këto akte terroriste nuk mund të mbulohen me propagandë dhe me sulme të shëmtuara në drejtim të opozitës. Këto akte terroriste duhet të dënohen dhe të sanksionohen me ligj dhe vendosmëri politike. Albin, bëjë njëherë në jetën tënde një akt si një kryeministër normal dhe shkarko Ministrin e Punëve të Brendshme, Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e AKI-së. Vetëm atëherë ne dhe qytetarët mund të besojmë që e ke seriozisht e jo për shfaqje.”

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për sot

Moti me diell, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
18/10/2026 - 07:59

Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell në orët e mëngjesit, ku vranësirat më të shtuara pritet të jenë në Rrafshin...

Më shumëDetails

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë
17/10/2026 - 23:00

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja...

Më shumëDetails

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 - 22:46

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u...

Më shumëDetails

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
17/10/2026 - 22:30

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
17/10/2026 - 22:09

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Prishtina ia legalizoi objektin pa leje djalit të “Burim Agrollapit”, ndërtesa përmendet në bisedat e publikuara nga Snapchat

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë