Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se aktivizimi i kësaj partie ka bërë që të gjithë të kthehen nga ky subjekt politik.
“Aktivizimi i PDK-së mjaftoi që të gjitha marionetat të kthehen nga ne! Kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova. Ata e dinë mirë se kur mobilizohet PDK-ja, Kosova ecën përpara”, shkroi Musliu, raporton Klankosova.tv
Ajo ka deklaruar se PDK, sipas saj, është penguar dhe ndalur padrejtësisht për gati gjashtë vjet, në dëm të vendit.
“Fatkeqësisht, prej gati gjashtë vitesh, PDK-ja është penguar dhe ndalur padrejtësisht, kundër vullnetit të saj dhe në dëm të vendit. Por PDK-ja nuk ndalet! Ajo është forcë politike me histori, me qëndresë dhe me njerëz që nuk dorëzohen. Sepse PDK-ja nuk është thjesht një parti politike. Është një forcë që, sa herë mobilizohet, rikthehet në qendër të zhvillimeve politike në Kosovë, e Kosovën e kthen në qëndër të agjendes Evropiane”, u shpreh Musliu.














