Ndërkombëtarët i thanë edhe njëherë ‘JO’ kryeministrit, Albin Kurti, në lidhje me hapjen e Urës mbi lumin Ibër.Kështu u deklaruan shtetet e QUINNT-it pas takimit që zhvilluan dje me Kurtin.
“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë… u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, theksoi Hovenier raporton Gazeta Blic.Ndërsa në komunikatën e lëshuar për media nga Qeveria, pas takimit, u tha se hapja e Urës së Ibrit duhet të ndodhë dhe se diçka e tillë nuk është kundër askujt.
“Siç thuhet në planin e Bashkimit Evropian për rivitalizimin e urës, ura e Mitrovicës mbi Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se “riviitalizimi i saj do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim”. Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi” u tha në njoftimin e Qeverisë.Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka folur për “Gazeta Blic”, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.
Musliu-Shoshi tha se ndërkombëtarët janë kundër çasjes së Kurtit dhe jo kundër hapjes së Urës së Ibrit.“Ndërkombëtarët janë kundër çasjes së Albinit dhe mënyrës së koordinimit, nuk janë kundër hapjes se Urës së Ibrit” tha shkurt Musliu-Shoshi për “Gazeta Blic”.
Në lidhje me këtë çështje u deklarua dy ditë më parë edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.Stano tha se çdo hap dhe veprim duhet të bëhet në kuadër të dialogut të Brukselit.
“Qëndrimi ynë i përgjithshëm është që marrëveshjet e arritura në kuadër të kornizës së dialogut duhet të implementohen. Çdo hap dhe veprim duhet të zgjidhet dhe të diskutohet në kuadër të dialogut.Çështja e rihapjes Urës së Ibrit është çështje e dialogut. Çfarëdo vendimi për ta hapur duhet të bëhet në dialog.”, ka thënë Stano./Gazeta Blic/
Kjo është gjendja në pikat kufitare
Pritjet në dalje nga Kosova kanë arritur deri në 60 minuta në pikën kufitare në Merdarë. Ndërkohë, te Dheu i Bardhë, pritjet janë 10 minuta në hyrje dhe...
Më shumëDetails










