Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa i PDK-së: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën

28/08/2026 - 13:35
në Lajme
A A
Mustafa i PDK-së: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po mban peng institucionet e Kosovës, duke mos konstituuar Kuvendin.

Mustafa në një konferencë për media në hollin e Kuvendit tha se nuk do ta lejojnë një situatë të tillë.

“Albin Kurti ka marrë peng Kosovën dhe ka marrë peng institucionet e Kosovës. Dhe këtë nuk guxojmë ta lejojmë dhe as nuk do ta lejojmë. Ne çdo ditë jemi edhe para ndërtesës së Qeverisë për t’i kërkuar kthimin në Kuvend dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Po protestojmë, po bëjmë aktivitet në mënyrë paqësore, në mënyrë të qetë për t’i përcjellë mesazhin e qartë. Mirëpo kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

Ai duhet të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë funksionimin normal të Kuvendit.

Përndryshe, pakënaqësia e qytetarëve dhe rrjedhimisht edhe durimi edhe i partive opozitare dhe në këtë rast Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të jetë i pafund dhe do të përdorim mjetet demokratike për të shtyrë ata njerëz që kanë marrë peng Kosovën ta kthejnë Kosovën në binarë kushtetues dhe në binarë të një shteti normal. Kjo situatë tashmë po duket se ka rrëshqitur në një terren që nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë, që një parti shqiptare e Kosovës t’i marrë peng institucionet dhe të pengojë funksionimin e shtetit të Kosovës.Mirëpo ne do të vazhdojmë të jemi këtu dhe kudo që nevojitet për të kthyer Kosovën në binarë normalë. Do të vazhdojmë me kërkesat tona të vazhdueshme, do të jemi këtu prapë pas 48 orëve me kërkesën e njëjtë: kthimin e Kuvendit të Kosovës deputetëve dhe kthimin e institucioneve në shërbim të qytetarëve”, tha ai.

I pyetur për çështjen e Presidentit, se a pret të ketë marrëveshje mes LVV dhe LDK, Mustafa tha se pas konstituimit të Kuvendit ka mjaftueshëm kohë për zgjedhjen e Presidentit.

“Diskutimet për presidentin mund të vazhdojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit. Dihet qartë se pas ditës së konstituimit të Kuvendit janë edhe 60 ditë për të zgjedhur presidentin. Nuk ka asnjë arsye të vetme të mbahet konstituimi i Kuvendit peng i diskutimeve që po ndodhin për presidentin. Kjo është një lojë politike, kjo është një strategji për të blerë kohë. Pse po i nevojitet kjo blerje e kohës nuk mund ta dimë, por ajo është e qartë se nuk ka vullnet për t’i dhënë Kosovës institucione në këtë fazë. Taktizime të tilla me negociata që nuk përfundojnë kurrë nuk mund ta arsyetojnë bllokadën e institucioneve. Kështu që ne presim që të kthehen në Kuvend, të konstituojnë Kuvendin dhe pastaj kanë kohën e nevojshme në dispozicion për t’i vazhduar negociatat për president, nëse me të vërtetë kanë vullnet për t’i dhënë vendit president dhe institucionet”, tha ai./EO

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën nga zjarri

Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën nga zjarri
28/08/2026 - 13:27

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare që jeton në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu...

Më shumëDetails

Rasti i gazit lotsjellës: Gjykata e shpall të pafajshëm Glauk Konjufcën

Rasti i gazit lotsjellës: Gjykata e shpall të pafajshëm Glauk Konjufcën
28/08/2026 - 13:19

Glauk Konjufca është shpallur sërish i pafajshëm. Gjykata Themelore ka marrë sot vendim lirues ndaj tij lidhur me aktakuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë...

Më shumëDetails

“Po dojmë me u faru si popull” -Berisha fajëson institucionet për tragjeditë e fundit

“Po dojmë me u faru si popull” -Berisha fajëson institucionet për tragjeditë e fundit
28/08/2026 - 12:59

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të dhunës dhe vrasjeve në vend, duke e lidhur situatën me mungesën e institucioneve funksionale. Berisha...

Më shumëDetails

“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë
28/08/2026 - 12:50

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka vizituar sot punimet në Projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social në Podujevë. Gjatë vizitës, Pacolli...

Më shumëDetails

Sveçla: Ndihem i pafajshëm, nuk duhet të dënohem për përpjekjen për ta parandaluar demarkacionin

Sveçla: Ndihem i pafajshëm, nuk duhet të dënohem për përpjekjen për ta parandaluar demarkacionin
28/08/2026 - 12:31

I akuzuari, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në fjalën përfundimtare para gjykatës ka deklaruar se ndihet i pafajshëm për akuzën që i vihet në...

Më shumëDetails

Jasharaj nga SBASHK-u: Shpërndarja e teksteve po bëhet në mënyrë të gabuar, do të kemi telashe në vitin e ri shkollor

Jasharaj nga SBASHK-u: Shpërndarja e teksteve po bëhet në mënyrë të gabuar, do të kemi telashe në vitin e ri shkollor
28/08/2026 - 12:24

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka kritikuar mënyrën se si Ministria e Arsimit po e realizon procesin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afera 8 milionëshe: Mbyllja e dyshimtë e rastit nga Kryeprokurori dhe lidhja me biznesmenin Ragip Mustafa

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë