Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Na e vranë djalin për herë të dytë”, shpërthen vëllai i 17-vjeçarit pas lirimit të të akuzuarve për Gllogjanin

26/08/2026 - 17:13
në Lajme
A A
“Na e vranë djalin për herë të dytë”, shpërthen vëllai i 17-vjeçarit pas lirimit të të akuzuarve për Gllogjanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Pejë, këtë të hënë, i shpalli të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ngjarje kjo që kishte ndodhur më 26 nëntor 2021.

Brikend Hamzaj, vëllai i 17-vjeçarit L. Hamzaj, i cili u vra në këtë rast, ka reaguar pas vendimit lirues ndaj tre të akuzuarve.

Në emisionin “Kosova Today”, Hamzaj deklaroi se familja e tij është tronditur dhe traumatizuar nga vendimi i Gjykatës së Pejës.

Përmes një bisede telefonike, ai tha se për familjen e tij, me vendimin e së hënës, vëllai i tyre “u vra për herë të dytë”.

“Me të thënë të drejtën, vendimi që është marrë të hënën, neve si familje na ka shqetësuar shumë, na ka traumatizuar, sepse nonstop kemi qenë nëpër gjykime dhe nuk e kemi pritur këtë. Kjo neve na ka befasuar. Mënyra se si është mbajtur të hënën [seanca], me hyrjen e gjyqtarëve, diku 2 minuta e 30 sekonda e ka dhënë verdiktin, domethënë pa asnjë sqarim”, tha Hamzaj.

Ai u shpreh i befasuar edhe me mënyrën se si është dhënë vendimi, duke theksuar se gjatë katër viteve të gjykimit janë paraqitur prova të shumta.

“E të gjitha provat që janë shfaqur gjatë këtij gjykimi për katër vjet, mënyra që ai e ka dhënë atë verdikt, dhe guximi i tyre për këtë lirimin e të akuzuarve, për neve janë këta, nuk ka tjetër, neve na ka befasuar shumë”, deklaroi ai.

Hamzaj tha se vendimi është jashtëzakonisht i rëndë për familjen e tij dhe se ata nuk e kishin pritur lirimin e tre të akuzuarve.

“Për neve është shumë e rëndë, djalin na e kanë vra për herë të dytë Gjykata e Pejës. Dhe jemi të shqetësuar shumë, sepse nuk e kemi prit që do të ketë lirim. Këta janë vrasësit e vëllait tim, nuk ka tjetër hiç”, tha ai në “Kosova Today”.

Ngjarja e rëndë në Gllogjan kishte ndodhur më 26 nëntor 2021, ku mbetën të vrarë tre persona.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu kërkon hetim të plotë pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr u paguan nga Serbia, morën pjesë në takime për bllokimin e rrugëve
26/08/2026 - 16:42

U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 80-vjeçare në Prizren, duke kërkuar hetim të plotë dhe të shpejtë të rastit dhe...

Më shumëDetails

Ky është 81-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Prizren – viktima kishte lëndime në trup, çifti ishte vetëm në shtëpi

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
26/08/2026 - 16:27

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një grua 80-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, ndërsa hetimet...

Më shumëDetails

Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, OVL-UÇK kërkon hetim të thellë: Çështje e sigurisë kombëtare

Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, OVL-UÇK kërkon hetim të thellë: Çështje e sigurisë kombëtare
26/08/2026 - 16:12

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit, duke kërkuar që rasti të mos trajtohet vetëm si çështje e përgjegjësisë individuale, por...

Më shumëDetails

Limaj si Haradinaj: Thaçit t’i vazhdohet mandati i Presidentit, iu ndërpre padrejtësisht

Limaj: Kurti po bën rima – Me gënjeshtra e mashtrime po mundohet ta mbulojë të vërtetën e hidhur, ‘Zajednicën’
26/08/2026 - 16:02

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, është e natyrshme t’i vazhdohet mandati në krye të shtetit pas kthimit nga Haga. Kjo...

Më shumëDetails

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh

Ushtria pa bukë, Daut Haradinaj: Të trajtohen në këtë nivel, këtë kurrë se kam besuar
26/08/2026 - 15:48

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vonesat në përfundimin e projekteve infrastrukturore, duke përmendur në veçanti autostradën...

Më shumëDetails

Latifi: Ka vetëm një mënyrë për të pasur sukses kundër Serbisë – t’i ndalojmë rrymat vahabiste e salafiste

Latifi: Erdogani miliona investime në Serbi, e shqiptarëve po u ndërton xhami
26/08/2026 - 15:24

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar sërish në lidhje me dokumentin e quajtur “Top sekret 2”, i cili u gjet në telefonin e të akuzuarit për spiunazh,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë