Kandidati i LDK-së për deputet, Naim Hajra, mbrëmë ka mbajtur takime me qytetarë të Mitrovicës së bashku me Vjosa Osmani.
Hajra thotë se janë pritur me entuziazëm e dashuri për ndryshim.
Postimi i Naim Hajra:
Pasi u përcaktua fituesi i Ligës së Kampionëve, pas dramës së penalltive, ne vazhduam me Vjosën edhe dy takime të tjera në orët e vona të mbrëmjes.
Në Iliridë u takuam me të rinj plot energji, entuziazëm dhe dashuri për ndryshimin që e duam bashkë. Biseduam hapur për sfidat, idetë dhe vizionin tonë për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për secilin.
Çfare entuziazmi, çfare fryme, çfare dashnie 🫶
#LDK113
#Vjosa1
#Lumiri2
#Naimi85













