Një nga bastionet më të fuqishme të PDK-së për shumë vite ishte edhe komuna e Shtimes.
Por kjo komuna ka ndryshuar shumë në përkrahje politike për PDK-në e sidomos pas ardhjes së Bedri Hamzës në krye të kësaj partie.
Komuna që u udhëhoq për 20 vite nga PDK, tashmë po i jep përkrahje të zbehtë Bedri Hamzës.
Ai në tubimin e sotëm në këtë qytet arriti të mbledh rreth 200 persona, gjë që tregon për mbështetjen që ka kandidati për kryeministër Bedri Hamza.
















