Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“NATO në vijën e zjarrit”: Paralajmërimi i Keith Self për rrezikun e një konflikti të ri në Ballkan, fokusi Kosova

03/12/2025 - 08:03
në Lajme
A A
“NATO në vijën e zjarrit”: Paralajmërimi i Keith Self për rrezikun e një konflikti të ri në Ballkan, fokusi Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë dëgjesës së posaçme “Flashpoint: A Path Toward Stability in the Western Balkans” në Komitetin për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kryetari i Nënkomisionit për Evropën, Keith Self, ngriti alarmin për rritjen e paqëndrueshmërisë në rajon dhe nevojën për një strategji më efektive amerikane për të shmangur përshkallëzime të reja.

Self paralajmëroi se, përveç agresionit rus ndaj Ukrainës, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë, i përfshirë prej dekadash në tensione të pazgjidhura etnike, politike dhe territoriale.

Sipas tij, konfliktet e ngrira po krijojnë terren për ndërhyrje të aktorëve malinj si Rusia, Kina dhe Irani, të cilët po e shfrytëzojnë situatën për të minuar ndikimin e SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Një nga pikat qendrore të deklaratës së tij ishte rreziku i një konflikti të ri në rajon dhe pasojat e tij të menjëhershme për aleatët e NATO-s.

“Në rast të një konflikti të ripërtërirë, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të ishin drejtpërdrejt në vijën e zjarrit”, paralajmëroi Self.

Ai theksoi se një situatë e tillë mund të aktivizojë automatikisht kompetencat e Nenit 5 të Traktatit të NATO-s, duke e shndërruar konfliktin në një çështje të sigurisë kolektive euroatlantike.

Sipas tij, vendet e NATO-s në Ballkan duhet të ndërmarrin përpjekje të sinkronizuara mbrojtëse, si në aspektin ushtarak ashtu edhe politik, për të rritur aftësitë parandaluese dhe për të reduktuar hapësirën për ndërhyrje të aktorëve të jashtëm.

Në këtë kontekst, Self nënvizoi gjithashtu se Kosova mbetet veçanërisht e ekspozuar, për shkak të mungesës së anëtarësimit në NATO – një proces i bllokuar nga mosnjohja e pavarësisë së saj nga katër vende anëtare: Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia.

Kryetari i nënkomisionit përmendi një sërë faktorësh që, sipas tij, po ushqejnë brishtësinë e stabilitetit në rajon.

Konflikti i pazgjidhur Kosovë-Serbi, ku ngecja e marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023 ka shtuar tensionet.

Përshkallëzimi politik në Bosnjë dhe përdorimi në rritje i kompetencave të Përfaqësuesit të Lartë, që Self i konsideroi “juridikisht të diskutueshme”.

Stagnimi i reformave të drejtësisë në Shqipëri, ku grumbullimi i dosjeve ka dobësuar besimin në institucionet dhe zbatimin e ligjit.

Rritja e ndikimit të aktorëve si Rusia, Kina dhe Irani, me ndërhyrje që variojnë nga mbështetja politike e grupeve separatiste deri tek sulmet kibernetike, furnizimi me armë dhe shfrytëzimi i korrupsionit lokal.

Self theksoi se Washington-i ka përgjegjësi të posaçme për të rivendosur ekuilibrin strategjik në rajon dhe për të shmangur mundësinë e përshkallëzimit të dhunës.

Ai përshëndeti përfshirjen e administratës Trump në çështjet e Ballkanit dhe i bëri thirrje Kongresit që të ushtrojë mbikëqyrje më të thellë dhe të mbështesë iniciativa që promovojnë stabilitet afatgjatë.

“Pa një ndryshim strategjie, SHBA-të nuk do të mund të parandalojnë rreziqet që kërcënojnë ekuilibrin e fuqisë në Evropë”, ravijëzoi ai.

JU REKOMANDOJMË

“Nuk e votova Dimal Bashën”, Kosovare Murseli rikandidon në listën e PDK-së për deputete
Lajme

“Nuk e votova Dimal Bashën”, Kosovare Murseli rikandidon në listën e PDK-së për deputete

02/12/2025 - 23:56
Joseph, Coffey, Primorac njëzëri në Senatin Amerikan: Po, Kurti është bllokues i proceseve
Kryesore

Joseph, Coffey, Primorac njëzëri në Senatin Amerikan: Po, Kurti është bllokues i proceseve

02/12/2025 - 23:03
Tahiri nuk habitet nga arrestimi i Mogherinit: Ajo hapi derën për ndarjen e veriut të Kosovës
Kryesore

Tahiri nuk habitet nga arrestimi i Mogherinit: Ajo hapi derën për ndarjen e veriut të Kosovës

02/12/2025 - 22:49
“Baba i tre fëmijëve”, ish ushtari i UÇK-së kërkon ndihmë financiare për shërim
Lajme

“Baba i tre fëmijëve”, ish ushtari i UÇK-së kërkon ndihmë financiare për shërim

02/12/2025 - 22:38
KFOR njofton se Komandanti Ulutas i ka pritur në Film City krerët e Listës Srpska
Lajme

KFOR njofton se Komandanti Ulutas i ka pritur në Film City krerët e Listës Srpska

02/12/2025 - 22:35
Kryetari i PD-së: Nuk kemi koalicion me LDK-në, vetëm kandidatët tanë janë në listën e LDK-së
Lajme

Kryetari i PD-së: Nuk kemi koalicion me LDK-në, vetëm kandidatët tanë janë në listën e LDK-së

02/12/2025 - 22:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Raportimi ekskluziv i Veriu.info: Bedri Hamza bllokon qasjen në dokumente të ‘Medi Premium’, thotë se Prokuroria po e heton lëndën e mbindërtimit pa leje – disa zyrtarë nën hetim

    Raportimi ekskluziv i Veriu.info: Bedri Hamza bllokon qasjen në dokumente të ‘Medi Premium’, thotë se Prokuroria po e heton lëndën e mbindërtimit pa leje – disa zyrtarë nën hetim

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €

    337 Shpërndaje
    Shpërndaje 135 Tweet 84
  • “Shef, qaj që po shet lakna…”- Sekuencë interesante e luftimit të ‘bandave’ në veri nga Atiq në dokumentarin e huaj

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Zef Morina tregon pse PSHDK braktisi koalicionin me LDK-në dhe iu bashkua LVV-së

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Kemi pritë 35 minuta”, djali akuzon mjekët e Spitalit të Vushtrrisë për vonesë në trajtimin e nënës që vdiq 4 ditë më vonë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë