Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndalet Passati në Mitrovicë të Veriut – Policia gjen 16 qese me marihuanë pas ulëses, ky është 29-vjeçari që po hetohet

31/08/2026 - 09:29
në Lajme
A A
Ndalet Passati në Mitrovicë të Veriut – Policia gjen 16 qese me marihuanë pas ulëses, ky është 29-vjeçari që po hetohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një kontroll policor në kuadër të planit operativ “Vera 2026” ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike në Mitrovicë të Veriut.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i dyshuar është Ardit Peci, 29-vjeçar, i cili është ndaluar nga Policia derisa po drejtonte një veturë Volkswagen Passat.

Ngjarja ka ndodhur më 30 gusht, rreth orës 22:15, në rrugën “Kolashini”, në afërsi të zonës së njohur si “Tri Banesat”.

Njësia përkatëse për hetimin e narkotikëve në Mitrovicë të Veriut, së bashku me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e kanë ndaluar veturën për kontroll.

Gjatë kontrollimit të Passatit, policët kanë hasur në diçka të dyshimtë në pjesën e pasme të veturës.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, në xhepin e ulëses së pasagjerit është gjetur një qese najloni, brenda së cilës ndodheshin 16 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e substancës së sekuestruar është rreth 12.54 gramë.

Pas gjetjes së narkotikëve është njoftuar Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe, në konsultim me të, hetuesit kanë vazhduar edhe me kontrollin e shtëpisë së 29-vjeçarit.

Kontrolli në shtëpi nuk ka rezultuar me gjetjen e ndonjë sendi tjetër të kundërligjshëm.

Në cilësinë e provave materiale, Policia ka sekuestruar 16 qeset me marihuanë të dyshuar, me peshë totale rreth 12.54 gramë, si dhe një telefon iPhone 11 Pro.

Peci është intervistuar lidhur me rastin dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe do të vazhdojë të hetohet nga njësia kompetente në Mitrovicë të Veriut.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Spitali i Mitrovicës ka një njoftim të rëndësishëm për pacientët me kancer

Asnjë aplikues, anulohet konkursi për drejtor ekzekutiv në Spitalin e Mitrovicës
31/08/2026 - 10:24

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se pacientët e diagnostikuar me kancer do të kenë qasje pa pritje në një sërë shërbimesh diagnostike dhe...

Më shumëDetails

Erdhi në Kosovë për pushime, mërgimtari përfitoi padrejtësisht mbi 10 mijë euro nga shteti austriak

Me kërkesë të autoriteteve italiane, arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”
31/08/2026 - 10:16

Një 38-vjeçar, shtetas i Kosovës dyshohet se ka marrë përfitime papunësie nga (AMS) në Mistelbach për gati gjashtë vjet, pavarësisht se ka jetuar shumicën e kohës jashtë vendit....

Më shumëDetails

AKB: Pesë shtete zotërojnë rreth 62% të rezervave të naftës në botë, rafinimi krijon vlerën më të madhe ekonomike

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës
31/08/2026 - 10:04

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një studim mbi burimet e naftës në nivel global, sipas të cilit pesë shtete – Venezuela, Arabia Saudite, Irani, Kanadaja dhe...

Më shumëDetails

Gjenden armë dhe 372 fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok

Gjenden armë dhe 372 fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
31/08/2026 - 09:57

Policia ka raportuar për dy raste të mbajtjes së paautorizuar të armëve në Zubin-Potok, ku në dy shtëpi të pabanuara janë gjetur armë, qindra fishekë dhe materiale për...

Më shumëDetails

PDK e Aleanca para Qeverisë: Institucionet duhet të zhbllokohen

PDK e Aleanca para Qeverisë: Institucionet duhet të zhbllokohen
31/08/2026 - 09:20

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë vazhduar edhe sot aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku këtë herë janë mbështetur edhe nga përfaqësues të institucioneve lokale, asamblistë...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
31/08/2026 - 09:09

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Me pamje nga deti, Xhensila shfaqet ‘hot’ në këtë veshje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë