Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ndërmjetësit s’mund të na detyrojnë ta njohim Kosovën, prandaj sulmohen nga Prishtina”: Daçiq del me pretendime

30/07/2023 - 11:58
në Lajme
A A
“Ndërmjetësit s’mund të na detyrojnë ta njohim Kosovën, prandaj sulmohen nga Prishtina”: Daçiq del me pretendime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Serbia e ka bërë të qartë…që kurrë nuk do të ndodhë që ta njohim Kosovën”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur në televizionin krykëput propagandistik “Pink” ku foli për ngjarjet e fundit të tensionuara në pjesën veriore të Kosovës. Madje edhe tërë “sulmet e Prishtinës ndaj ndërmjetësve ndërkombëtar”, siç i quan ai, Daçiq beson se burojnë pikërishst nga “dështimi i tyre që ta detyrojnë Serbinë ta njohë Kosovën”.

Kryediplomati serb për tensionet në pjesën veriore të vendit kritikoi edhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili kohëve të fundit tha se zgjedhjet në veri “ishin minë tokësore…mbi të cilën fatkeqësisht shkelëm”. Daçiq thotë se “këtë gjë ua kemi thënë tërë kohën”.

“Ju e dëgjuat Lajçakun i cili tha se zgjedhjet ishin minë tokësore. Çfarë u thonim ne atyre tërë kohën? Tani po ju kujtohet që ishin minë tokësore”, ka thëbë Ivica Daçiq, teksa shtoi se “secila lëvizje” e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “është minë tokësore”.

Duke folur për blerjen e fundit të dronëve Bayraktar nga Turqia, Daçiq tha se Serbia “në asnjë mënyrë nuk e interpreton këtë në kuptim pozitiv” teksa kritikoi edhe presidentin turk Recep Tayip Erdogan. Ai tha se Turqia gjithmonë simpatitë i ka “te Kosova, por edhe te boshnjakët”.

“Kur koka e Erdoganit po varej, ai e thirri Vuçiqin. Nuk e thirri as Thaçin as Haradinaj”, tha Ivica Daçiq, teksa vazhdoi të thotë se “në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipëri…janë kultivuar kundërshtarët e Erdoganit”.

Veç kësaj, Daçiq i bje borisë tashmë të tej-etabluar të propagandës se “Kurti dëshiron të nis luftë” dhe se “do të nis luftë…nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ia zë rrugën”. Ai madje shkon aq larg sa ta quajë Kurtin edhe “jo vetëm problem për Prishtinë dhe Beogradin, por edhe mbarë komunitetin ndërkombëtar”.

“Kurti veç në këtë është i interesuar. Nuk është i interesuar në jetë paqësorer, ose ripajtim, as bashkëpunim ekonomik, rrugë, tregti ose zhvillim infrastrukturor. Është i interesuar vetëm e vetëm në atë se si do ta zbatojë politikën ekstremiste të tij”, ka thënë ministri serb i jashtëm.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë