Është ndarë nga jeta mitrovicasi, Ismet Pllana.
Vdekjen e tij e kanë konfirmuar miqët e tij përmes një postimi në Facebook, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Pllana për një kohë të gjatë ishte futbollist dhe gjyqtar me profesion.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e vdekjes së hershme të kolegut,shokut tonë.
Bashkëndjejmë me familjen e Ismet Iska Pllana.
Në emër të Sh.Gj.F të Mitrovicës shprehim ngushelime familje dhe gjithë komunitetit sportiv të Mitrovicës.
U prehsh në paqe kolegu ynë.













